Shqiperi- Mal i Zi projekt i perbashket per turizmin
Kryeministri Berisha priti sot në një takim Shkëlqesinë e tij, Nikola II Petrović-Njegoš, Princ i Kurorës Mbretërore të Malit të Zi. Ai kënaqësinë e tij për vizitën në Tiranë dhe vuri në dukje bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve tona, në mënyrë të veçantë, në çështjet e menaxhimit mjedisor dhe turistik të zonës rreth liqenit të Shkodrës, lumit të Bunës, si dhe aksesit të Alpeve në krahinën e Plavës, krahas promovimit të kulturës dhe folklorit të dy vendeve. Edhe Kryeministri Berisha theksoi domosdoshmërinë për menaxhimin e një projekti të përbashkët të turizmit për zonën ansambël të liqenit të Shkodrës, Velipojës dhe Ulqinit. Edhe aksesi rrugor për rivitalizmin e komuniteteve në Alpe, është i rëndësishëm, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.