E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi, letër ambasadorëve për imunitetin

Këtë e konfirmon edhe një letër që kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi i ka dërguar ambasadorëve të huaj në vend dhe kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Duke qenë se këto ndryshime ka një rëndësi të veçantë, Partia Socialiste kërkon një proces transparent. Socialistët kërkojnë që në proces të përfshihen edhe qytetarët, konstitucionalistë, akademikët, profesorët si dhe të merret edhe ndihma ndërkombëtare.

Në letrën e tij, Ruçi propozon:

1. Të mblidhet konferenca e kryetarëve dhe të hartohet një projekt për ndryshimet kushtetuese, për t’i paraqitur në sesionin e ardhshëm plenar të Parlamentit, në shtator, duke i përfshirë në programin e punës së Kuvendit.

2. Të publikohet ky projekt në faqen e internetit të Parlamentit që qytetarët të kenë mundësi për t’u informuar rreth tij.

3. Të ftohen grupe të ndryshme interesi për të sjellë opinionet e tyre dhe komentet me propozimet përkatëse për ndryshimet.

4. Të organizohet një takim mes Këshillit të Legjislacionit dhe Komitetit të të drejtave të njeriut për të bërë të mundur përçimin tek publiku të draft/propozimeve, duke përfshirë edhe ekspertët konstitucionalistë në proces.

5. Projekti me ndryshime t’i dërgohet organeve kushtetuese si Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe grupeve të interesit të prekura nga këto ndryshime, që propozohen për t’i lejuar ata të sjellin këndvështrimin e tyre duke shprehur opinionin mbi këtë çështje.

6. Komisioni Parlamentar i Çështjeve Ligjore të propozojë një grup konsensual ekspertësh të kompozuar nga konstitucionalistë të njohur përfshi ekspertë të fushës, të cilët do të vlerësojnë propozimet e partive politike, komentet dhe propozimet e qyetetarëve, institucioneve dhe grupeve të interesit duke cuar një draft me këto propozime në një takim të përbashkët mes komisioneve për cështjet publike, administratën dhe të drejtat e njeriut.

7. Draft projekti i unifikuar nga grupi ekspertëve duhet të rishikohet nga komisioni parlamentar i çështjeve ligjore, ai për Adrmistratën dhe të drejtat e njeriut dhe këshilli legjislacionit në një seancë publike ku të jetë prezente edhe media.

8. Projekti i miratuar në mënyrë principale nga organizmat e mësipërm duhet të dërgohet për marrë edhe një opinion nga komisioni Venecias, dhe më pas një version final duhet të rishikohet dhe aprovohet në seancë plenare.

Gjatë ditës së djeshme trojka e ambasadorëve takoi kryesocialistin Rama, ndërkohë që pas takimit u shprehen për arritjen e një konsensusi mes palëve dhe miratimin e ndryshimeve me 6 gusht./Start/

                                                                                             2012-07-17 08:46
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›