E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorja suedeze: Vizat për Shqipërinë në 2010

“Heqja e vizave nuk është e mundur gjatë presidencës suedeze, por mendojmë se në vitin 2010 kjo mund të bëhet”, deklaroi ajo në një konferencë për integrimit të realizuar nga Forumi për Demokraci në Tiranë.

Ajo shtoi se vendi i saj është i mendimit që Shqipëria të përfshihen si të gjitha vendet e tjera të rajonit në një proces të tillë. “Nuk besoj se Bashkimi Evropian do ta refuzojë një kërkesë të tillë për Shqipërinë”, shtoi më tej, Stamm.

Sipas saj, Suedia është e indinjuar që është bërë veçimi i shteteve me popullsi myslimane, duke theksuar se kjo është e pa tolerueshme. “Të gjithë myslimanët që jetojnë në vendet e Ballkanit, duhet të trajtohen njësoj si të tjerët. Veçimi i tyre është i rrezikshëm dhe nuk duhet të tolerohet”, tha gjithashtu.

Ajo i ka kujtuar Tiranës zyrtare që të ndërmerren reforma të mëdha, në mënyrë që procesi i integrimit të zhvillohet sa më shpejtë, duke kujtuar këtu edhe pikat e progres-raportit të publikuar dy ditë më parë. (foto bw)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›