Ksera: Qeveria vëmendje për komunitetin rom
Qëllimi i këtij takimi, ishte diskutimi i Planit të Veprimit për Dekadën e Romëve, e cila pritet të kalojë për miratim në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave.
Ministri Ksera tha edhe pse Strategjia për përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit rom është miratuar që në vitin 2003, Plani i Veprimit për zbatimin e saj ka ecur me hapa të ngadalta. Duke cituar Raportin më të fundit të KE për Shqipërinë, Ministri u shpreh se Raporti, krahas arritjeve ka evidentuar edhe problemet, një nga të cilat është edhe mungesa e Planit të Veprimit për Dekadën e Integrimit të Romëve, një detyrim të cilin Qeveria do ta përmbushë.
Bashkëpunimi më i ngushtë i institucioneve përgjegjëse me organizatat e romëve, që në fazën e hartimit të dokumentave të rëndësishme në mbështetje të këtij komunitetit, por veçanërisht në fazën e zbatimit të tyre, do të bëjë që detyrimet tona të përmbushen plotësisht.