E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrihet marrëveshja Prishtinë-Shkup për kufirin

Lajmi është bërë i ditur nga Qeveria e Kosovës.

Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në zbatim të procesit të paraparë në Nenin 3 të Aneksit VIII të Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të datës 26 mars 2007 për Demarkacionin fizik të kufirit, Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka nënshkruar Marrëveshjen Ndërshtetërore me Republikën e Maqedonisë për Demarkacionin fizik të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.
 
“Kjo marrëveshje rikonfirmon subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe  forcon pozitën e Republikës së Kosovës lidhur me procesin e legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë, që do të mbahet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, thekson qeveria e Kosovës në njoftimin e saj.

Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit Hashim Thaçi kjo marrëveshje është në shërbim të thellimit të bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal dhe e shpejton rrugën e Kosovës në procesin e integrimeve euro-atlanike.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›