E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambicia e Pacollit Dua te jem Tito i Kosoves

Premtimi Kryetari i AKR-se flet per raportet me Thacin Mesicin por dhe Muhamet Gedafin

Lideri i Aleances Kosova e Re AKR Behgjet Pacolli ne nje interviste dhene revistes kroate Globus ka thene se ne planin e vet afatgjate synon qe te behet Presidenti i pare i zgjedhur drejtpersedrejti i Kosoves. Do te jem Tito i Kosoves eshte shprehur ai. Ne interviste Pacolli ka folur per raportet e tij me Hashim Thacin per liderin e tij te adhuruar Stipe Mesic dhe ka zbuluar se nuk i ka kerkuar e as nuk i kerkon liderit te Libise njohjen e shtetit te Kosoves. Per shkak te presionit nga Serbia miku im Gadafi ende nuk e ka njohur Kosoven e une as qe e kerkoj kete gje nga ai ka theksuar Pacolli per Globus.

Serbia me heret se mendojne shume njerez do ta pranoje Kosoven dhe keto dy shtete do te hyjne se bashku ne Bashkimin Europian. Eumlshte ky vizioni i biznesmenit te Kosoves politikanit dhe miliarderit me karriere boterore Behgjet Pacolli 59. Keshtu i ka thene Behgjet Pacolli Globusit te Zagrebit. Nga fundi i viteve shtatedhjete te shekullit te kaluar ai ishte njeriu qe gezonte besimin me te madh te Josip Broz Titos ne percjelljen e te cilit kishte qene i angazhuar si ushtar i ri. Ne vitet nentedhjete ai u pasurua si drejtues i kompanise ndertimore Mabetex e cila kreu projekte kryesisht ne Rusi dhe Kazakistan derisa gjate viteve te fundit ai i eshte perkushtuar politikes ne Kosove ne vendlindjen e tij. Partia e tij Aleanca Kosova e Re AKR partia kryesore opozitare ne Parlamentin e ketij shteti ne fillim te ketij muaji e kishte siguruar shumicen parlamentare e cila e rrezoi qeverine e Hashim Thacit. Kosovaret me 12 dhjetor do te dalin ne zgjedhje te parat pas shpalljes se pavaresise ne te cilat Pacolli eshte i bindur se do ta marre pushtetin. Pacolli nuk e fsheh se prej mesit te viteve nentedhjete e deri me sot ka investuar dhjetera miliona euro ne lobimin per pavaresine e Kosoves. Selia e kompanise se tij eshte ne Lugano te Zvicres ne kantonin italian ku gjithcka mban ere te mire. Atje eshte edhe zyrtarisht shtepia e tij ku e presin bashkeshortja rusja Masha e bija 6-vjecare si dhe i biri 4-vjecar. Ai e ka te veshtire tu sqaroje atyre se perse babai po kalon gjithnje e me pak kohe me ta dhe gjithnje e me shume kohe ne Prishtine ku kohe me pare eshte vendosur ne nje vile te porsandertuar midis nje prone te madhe me kopshte franceze.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›