E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambiciet e Teutes Lika Ndertimi i nje ekipi solid

Për të lënë pas me shpejtësi një sezon të vështirë si ai i fundit, Teuta kërkon të formojë një skuadër solide, ku objektivi ndonëse i padeklaruar, është qendrimi jashtë zonës së ftohtë të renditjes, ndërsa ëndrra; një vend në kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Tekniku, Hasan Lika, një njohje e vjetër e durrësakëve mund t’i garantojë stabilitet bregdetarëve, që ndërkohë po punojnë edhe me merkaton dhe emri i fundit në organikë është ai i mbrojtësit, Vlado Markoviç.

“Ne jemi në fazën e fillimit të procesit stërvitor. shpresojmë që koha që kemi në dispozicion të na japë mundësinë të krijojmë një skuadër në bazën që ka patur në sezonin e kaluar, një skuadër më të fortë e më të suksesshme”- thotë Lika.

Vështirësitë e shfaqura në edicionin e kaluar, kanë bërë që Teuta të jetë shumë e kujdesshme në ndërtimin e skuadrës, pasi për arritje të rëndësishme duhen lojtarë të rëndësishëm. Lika prêt ende lëvizjet e klubit sidomos në sulm, ku rikuperimi i Mirel Cotës, duhet vlerësuar me performancat në fushë, kështu që është e nevojshme mbërritja e një lojtari me përvojë.

“Pavarësisht të momentit jo të mirë të fundit të kampionatit të vjetshëm, Teuta është një skuadër që ka pretenduar gjithmonë të jetë sa më lartë. pretendimi ka të bëjë me organikën e skuadrës. mendojmë që duhet të ngjitemi sa më lart në klasifikim”- thotë Lika.

Ndërkohë, dy futbollistët kosovarë që ishin nën vëzhgimin e durrësakëve, duket se nuk kanë bindur, kështu që vëmendja është kthyer sërisht në kampionatin tonë, edhe pse asnjë emër nuk bëhet e ditur nga presidenca e Teutës.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›