E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-LSI dorezojne ne fundjave ankimimet ne Kolegj

Këtë fundjavë si PD ashtu dhe LSI do të depozitojnë ankimimin në Kolegj për këshillat e minibashkive.
Në pamundësi për të shpërndarë mandatet për këshilltarët e këtyre struktuarve, do të jetë kolegji ai io cili do të ketë fjalën e fundit, duke u kaluar  automatikisht detyrën.

“Juridikisht të gjitha partitë janë të interesuara që të bëjnë efektive mandatet që ata kanë fituar në zgjedhjet e 8 majit. PD ëshë një nga subjektet edhe ne si LSI jemi të interesuar dhe do të kërkojmë që këto rezultate të konfirmohen në Kolegj. Kështu thotë ligji. Është vendim përfundimtar që e jep Kolegji”-thotë Ylli Manjani, përfaqësues ligjor i LSI-së.

Kolegji duket se do të ketë dhe fjalën e fundit për këshillin e bashkisë së madhe, të cilit i duhen minimalisht 5 vota në kqz për t’u bërë funksional.

“Fjala e fundit që ka humbësi tani është vota e pestë. Këtë e ka në dorë, vetëm kaq për të shprehur gjithë mllefin e tij për qytetarët e Tiranës. Ideja dhe strategjia politike e zotit Rama, tashmë pas humbjes së konfirmuar për të disatën herë është që të lërë qytetin pa drejtim sa më shumë që të jetë e mundur”-thekson Manjani.

Në rast se Kolegji në 6 korrik lë në fuqi vendimin e KQZ-së, atëherë Lulzim Basha shpallet automatikisht fitues i zgjedhjeve, pa qenë nevoja për të rikaluar në KQZ.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›