Ambientet dhe aparaturat e teperta te jepen me qira
Nese nje nga spitalet e vendit ka me teper ambiente se ato qe u nevojiten mund te leshohen me qira. Po keshtu edhe aparaturat shteterore, te cilat jane te shumta ne numer dhe nuk perdoren, mund te perdoren nga nje privat, i cili te paguaje te drejtoria e spitalit nje qira sipas masave dhe kerkesave qe vendosen. Pika e dyte e nenit 46 parashikon qe institucionet shendetesore publike kane te drejte te leshojne ambiente me qira ne rast mosfunksionimi te tyre. "Institucionet shendetesore publike, me qellim ushtrimin e veprimtarise private nga punonjesit e shendetesise, lejohet te jape me qira ambientet dhe pajisjet e institucionit, sipas normave te percaktuara nga ministri i Shendetesise", thuhet ne kete projektligj. Nese deri me tani leshimi ose jo i ambienteve me qira ka perbere nje debat, tashme kjo ligjerohet. Deri me sot, asnje ligj apo urdher ministri nuk ka parashikuar leshimin e ambienteve te teperta me qira per aktivitete te ndryshme. Edhe ne rastet te tilla kur kane ndodhur jane quajtur shkelje, duke marre masa dhe penalizime per drejtuesit e ketyre institucioneve shendetesore.