E Diel, 1 Nëntor 2026

Auditi kap shkelje, asnje mase zyrtareve

Xhemil Beharaj

Sektori i auditit te brendshem ne Prefekturen e Fierit ka konstatuar 37 milione leke dem financiar te shkaktuar nga njesite vendore te Qarkut Fier, duke propozuar largimin nga puna te 18 punonjesve. Ndonese nga kontrolli kane kaluar rreth dy muaj, burime nga ky institucion bejne te ditur se asnje mase nuk eshte marre per te zhdemtuar parate, per te cilat jane konstatuar shkelje dhe as eshte proceduar ndaj personave, te cilet kane shkaktuar demin ekonomik.

Demi ekonomik

Papergjegjshmeria e institucioneve vendore ka akumuluar nje dem te madh ekonomik pothuajse ne te gjithe sektoret brenda komunave. Abuzimet kane ardhur ne zera si evazioni fiskal ne paga dhe shperblime ne prokurime publike, fonde buxhetore, dieta dhe sherbime te tjera, te cilat kane shkaktuar demin e 37 milione lekeve. Sipas inspektoreve te auditit, kjo ka ardhur jo vetem si pasoje e papergjegjshmerise, por edhe per arsye se nje pjese e administrates nuk i njeh mire ligjet dhe vendimet e hyra rishtazi ne fuqi. Nderkohe, ne shume raste jane konstatuar se zyrtare te caktuar kane abuzuar me fondet per qellime perfitimi apo interesa te tjera te ngushta.

Masat e propozuara

Ne 46 kontrolle te kryera, inspektoret e auditit te brendshem kane rekomanduar masat disiplinore, duke kerkuar largim nga detyra per 18 punonjes, paralajmerime per largime nga puna te 53 punonjesve, si dhe gjoba per 42 punonjes, me vlere prej 1 milion leke. Njekohesisht auditi kerkoi hapjen e padive per 12 punonjes, por institucionet perkatese ende nuk kane vepruar, duke lene vend per te tjera abuzime, ndoshta edhe me te medha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›