Gjinushi: Ja si do largojme Berishen
Kreu i PSD, Gjinushi, eshte shprehur se Berisha eshte nje njeri shoqerisht i rrezikshem dhe duhet larguar. Ai per te eshte nje pasues i Nanos dhe i lidhur me trafiqet. "Duhet te shkeputemi nga trafiqet. S'mund te kemi asnje marredhenie me Sali Berishen, shoqerisht te rrezikshem te vertetuar nga 1994-2008. Ai ka qene i vendosur per ta hedhur kete popull ne ere", ka qene deklarata e Gjinushit. Per te, Berisha me e pakta qe duhet te beje per tragjedine e Gerdecit, ku eshte kryefajtori eshte dhenia e doreheqjes. "Opinioni duhet te bindet qe ka vetem nje te keq, nje depo e paplasur, qe sherben si detonator, i cili eshte Saliu. Pra, ai jo vetem ka falimentuar ne qeverisje, por me Gerdecin ka treguar gjithe cilesite negative, e sidomos vrasja e 30 personave te pafajshem", tha Gjinushi.