E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amendamentet, pa kundershtime nga kryetaret

Drafti i propozimeve te miratuara nga Partia Socialiste u mirepriten dje ne Konferencen e Kryetareve. Madje, kreret e grupeve parlamentare rane dakord per t'i futur ne kalendarin e parlamentit. Te pranishem ne kete takim ishin dhe kreret e grupeve parlamentare te partive te vogla, te cilet dhane mbeshtetjen e tyre per draft-propozimin e ardhur nga ligjvenesit socialiste per reformen zgjedhore. Madje, rane dakord qe propozimet per ndryshimet kushtetuese, lidhur me kete ceshtje, te kalojne per diskutim dhe me pas per miratim ne Kuvend. Por, nga ana tjeter, edhe pse mbajten kete qendrim ne mbledhjen e Konferences se Kryetareve, serish partite e vogla, qofte te djathte dhe te majta, vune ne dukje faktin se do te shfrytezojne te gjitha hapesirat e mjaftueshme ligjore per te vazhduar perpjekjet e tyre per te penguar vendosjen e diktatures bipolare politike ne Shqiperi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›