E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Diskutime me te vegjlit

Kryetarja e Grupit parlamentar te PS, Valentina Leskaj, vleresoi faktin se vendimi i marre dje ne mbledhjen e Konferences se Kryetareve nuk perjashton diskutimet me partite e vogla, por perkundrazi do te jete nje proces diskutimi gjitheperfshires. Kesisoj, sipas saj, propozimet e ardhura nga PS synojne pikesepari hapjen e nje procesi diskutimesh me te gjitha partite, duke mos perjashtuar ne kete menyre dhe diskutimet ne komisionin e posacem per reformen zgjedhore. "Besojme se kjo eshte nje reforme qe e ndan vendin dhe politiken nga sistemi i kalbur qe kemi aktualisht, nga nje sistem qe deformon perfaqesimin politik. Ky eshte nje sistem qe nuk eshte ne favor te nje force te vetme politike, por eshte ne favor te Shqiperise, eshte ne favor te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme ne Shqiperi", tha Leskaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›