E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Vetem proporcional rajonal

Oli Xhilaga
Partia Socialiste zyrtarizon propozimet e saj per reformen zgjedhore. Nje draft propozimesh eshte dorezuar dje ne Kuvend, te cilat domosdoshmerisht kerkojne nderhyrjen ne ligjin themeltar te shtetit. Kryetarja e Grupit kuvendor socialist, Valentina Leskaj, i paraqiti propozimet e ardhura nga selia roze mbi kete ceshtje, ne mbledhjen e djeshme te Konferences se Kryetareve. Me ane te ketyre propozimeve, socialistet kerkojne miratimin e sistemit proporcional rajonal, sistem i cili ka krijuar jo pak debat brenda kampit te majte. Sikurse dihet, kerkesa per aplikimin e ketij sistemi ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare ka hasur ne kundershtimin e partive te vogla. Nderkohe qe ka qene pikerisht takimi i djeshme i kryetareve te grupeve parlamentare, i cili ka miratuar propozimet e ligjvenesve socialiste, per t'i kaluar per diskutim ne Parlament. Megjithese ky draft eshte futur ne kalendarin 3-javor te punimeve plenare, mesohet se diskutimi dhe miratimi i tij ne Parlament do te kalohet ne menyre te pershpejtuar. E, kjo me qellim per te pergatitur ne parim elementet kryesore te reformes zgjedhore, perpara mbajtjes se Samitit te Bukureshtit. Kryetarja e Grupit kuvendor te PS-se, Valentina Leskaj, ndalur ne propozimet e ardhura nga PS per reformen zgjedhore, vuri ne dukje se "ne thelb nisma konsiston ne amendimet kushtetuese, lidhur me sistemin zgjedhor, e konkretisht, kalimin ne sistemin proporcional me lista shume-emerore bazuar ne ndarjen administrative, sipas qarqeve aktuale". Referuar konkretisht ketij propozimi, ndarja ne 12 qarqe dhe jo ne 36 rrethe, sikurse qe perfolur, me sa duket kerkon te terheqe dhe partite e vogla parlamentare, te cilat i druheshin fragmentarizmit te madh te hartes proporcionale.
Propozimet
Partia Socialiste ne propozimet e saj kerkoi ndryshimin e nenit 64. Ne baze sistemit te ri qe kerkojne socialistet, nuk ndryshon perberja e Kuvendit, pra numri i deputeteve do te vijoje te jete 14, por keta deputete te zgjidhen mbi bazen e sistemit zgjedhor proporcional me zona zgjedhore shume-emerore. Gjithashtu, caktimi i zonave zgjedhore shume-emerore bazohet ne ndarjen administrative te Republikes se Shqiperise. Njekohesisht, referuar propozimeve, kriteret dhe rregullat per zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional, per caktimin e zonave zgjedhore dhe per numrin e mandateve per secilen zone percaktohen ne ligjin per zgjedhjet. Po keshtu, ligjvenesit socialiste, kerkojne ndryshimin e pikes 2 te nenit 68. Sipas ndryshimit, rregullat per caktimin e kandidateve, per regjistrimin e zgjedhesve per zhvillimin e fushates zgjedhore, administrimin, shpalljen e rezultateve dhe vlefshmerine e zgjedhjeve, si dhe rregulla te tjera te nevojshme per zhvillimin e zgjedhjeve percaktohen nga ligji per zgjedhjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›