Amendamenti i PE-se dalja e Shqiperise nga Konferenca Islamike kusht per liberalizimin e vizave
Nje eurodeputet holandez i ekstremit te majte ka paraqitur se fundi ne Parlamentin Europian nje amendament ne lidhje me vendimin per liberalizimin e vizave me Shqiperine ne te cilen vendos si kusht daljen e Shqiperise nga Konferenca Islamike. Per here te pare ne te gjithe procesin me kerkese te eurodeputetit ekstremist Daniel van der Stoep dalja e Shqiperise nga Konferenca Islamike tentohet te permendet si nje kusht pa te cilin vendi nuk mund te perfitoje regjimin e levizjes se lire me zonen Shengen. Eurodeputeti holandez kerkon qe edhe Bosnja ashtu sikurse Shqiperia te distancohet nga Konferenca Islamike nese deshiron liberalizimin e vizave. Ne amendamentin e holandezit thuhet se kjo rregullore hyn ne fuqi ne qofte se Shqiperia si anetare dhe Bosnja si vezhguese ne Organizaten e Konferences Islamike te heqin dore respektivisht nga statusi i anetarit dhe i vezhguesit. Eshte fjala per propozimin qe ne Rregulloren e liberalizimit te vizave qe PE-ja do te miratoje me Shqiperine e Bosnjen te shtohet edhe fjalia e mesiperme. Amendamenti i eurodeputetit Van Der Stoep pritet te diskutohet ne mbledhjen e Komisionit per Lirite Civile Drejtesine dhe Ceshtjet e Brendshme. Ne mbledhje eshte thirrur edhe eurodeputetja Tanja Fajon raportuese per Shqiperine e Bosnjen e cila ka kerkuar shmangien e vonesave ne liberalizimin e vizave.
Ky shqetesim eshte shprehur edhe pak kohe me pare gjate diskutimit te draft-rezolutes se PE-se per Shqiperine. Ne nje nder amendamentet e draft-rezolutes i hartuar nga europarlamentari gjerman Berry Madlener shprehet shqetesimi i pjesemarrjes se Shqiperise ne Konferencen Islamike. Veme ne dukje se Shqiperia eshte anetare e Organizates se Konferences Islamike nje organizate e cila e kufizon te drejtat e njeriut dhe ne kete menyre eshte ne kundershtim me parimet themelore te BE-se - shkruhet ne amendamentit e europarlamentarit Madlener amendament qe ne ate kohe nuk u mor ne konsiderate nga PE-ja.
28 Shtator 2010