Ambasada e SHBA-ve Miratoni draftin per Gjykaten Administrative ndryshe rrezikoni fondet
Eljona Ballhysa
Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane i ka bere thirrje dje politikes shqiptare qe te miratoje brenda dates 30 shtator projektligjin per gjykatat administrative. Ne rast te kundert SHBA-te bejne te ditur se do te nderpresin fondet per keto gjykata qe jane pjese e Programit te Sfides se Mijevjecarit qe financohet nga qeveria amerikane. Permes nje deklarate per mediat Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes nxit miratimin e projektligjit mbi gjykimin e mosmarreveshjeve administrative dhe organizimin e drejtesise administrative te njohur si ligji per gjykatat administrative. Me qellim qe veprimtarite e planifikuara me fonde te SHBA-ve te mund te perfundojne ligji duhet miratuar deri me date 30 shtator 2010 - thuhet ne deklarate. Ne reagimin e Ambasades Amerikane theksohet se ky ligj do te permiresonte mosmarreveshjet mes qytetareve e bizneseve me ngritjen e 7 gjykatave duke afruar nder te tjera sistemin gjyqesor shqiptar me standardet e vendeve te BE-se.
Drafti
Projektligji ka mbetur pezull ne Kuvend nga fillimi i vitit 2009 pa votat dhe shpjegimin e opozites se perse ky ligj nuk duhet miratuar. Gjithashtu ngritja e ketyre gjykatave do te perafronte me tej sistemin gjyqesor te Shqiperise me standardet e kerkuara per integrimin ne BE. Deshtimi per ta miratuar kete ligj do te coje ne mbylljen e veprimtarive per Gjykatat Administrative qe administrohen nga USAID-i nen Programin e Pragut te Mijevjecarit. Politika shqiptare te gjeje argumentet pro edhe kunder per miratimin e tij si edhe te veproje ne interes te kombit e popullit per te ardhmen se tij ne familjen europiane. Ligji ne fjale eshte hedhur disa here ne votim por opozita pa e argumentuar nuk e ka votuar ate me gjithe kerkesat e biznesit i cili humbet 400 milione euro ne vit nga mosfunksionimi i shtate gjykatave. Ne deklaraten e saj Ambasada thekson se
ligji per gjykatat administrative do te realizonte ngritjen e shtate gjykatave qe do te gjykonin mosmarreveshjet e qytetareve dhe bizneseve mbi ceshtje te tilla si punesimi taksat pensionet regjistrimin e pronave kompensimin e pronave si dhe ceshtje te tjera te rendesishme. Gjithashtu ngritja e ketyre gjykatave do te perafronte me tej sistemin gjyqesor te Shqiperise me standardet e kerkuara per integrimin ne BE-se.
Topalli i ben thirrje opozites te miratoje ligjin per Gjykaten Administrative
Nepermjet nje njoftimi per shtyp kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka ftuar deputetet e opozites qe diten e enjte gjate seances parlamentare te respektojne mandatet qe mbajne e te votojne ligjin per Gjykaten Administrative qe eshte ne rend dite prej shume muajsh bile qe nga legjislatura e kaluar. Sipas Topallit ky ligj ka nje rendesi substanciale per biznesin drejtesine dhe transparencen. Kryetarja e Kuvendit perserit ftesen e saj ndaj opozites qe ti bashkohet maxhorances per kete ligj qe kerkon 3/5 e votave. Ky nuk eshte ligj per partite ky eshte ligj per shtetin per vendin interesat e te cilit duhet te jene mbi cdo interes tjeter - shprehet kryetarja e Kuvendit Topalli. Reagimi i saj vjen ne te njejten dite me reagimin e Ambasades se SHBA-ve ne Tirane qe ben thirrje per miratimin sa me pare te ketij projektligji.
Deputetet e PDU-se vazhdojne lobimin ne SHBA per ceshtjen came
Dy deputetet e Partise Drejtesi dhe Unitet Shpetim Idrizi dhe Dashamir Tahiri jane nisur per nje vizite zyrtare drejt SHBA-ve ku do te zhvillojne takime me zyrtare te Departamentit Amerikan te Shtetit Kongresit dhe Senatit me qellim prezantimin e ceshtjes came dhe kerkeses per te vepruar per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. Nderkaq do te zhvillohen takime te shumta edhe organizatat shqiptare te diaspores per te krijuar nje rrjet te domosdoshem mes ketyre organizatave ne kuader te projektit te Keshillit Kombetar te Diaspores qe eshte ne programin e PDU-se. Kjo eshte vizita e pare zyrtare e bere nga nje force politike shqiptare ne institucionet amerikane.
Halimi leter Rames Te ndiqet penalisht per shpifje Shega Ligori
Deputeti i Partise Demokratike Eduart Halimi permes nje letre drejtuar kryeprokurores Ina Rama i ka kerkuar kesaj te fundit te nise procedimin penal ndaj deputetes socialiste Shegushe Ligori per vepren penale te shpifjes. Deputetja socialiste Shegushe Ligori ka artikuluar disa here se deputetit Halimi eshte i perfshire ne nje biznes. Deputeti demokrat ben me dije se i ka kerkuar kryeprokurores Ina Rama te kryeje nje hetim te shpejte te ceshtjes pasi duke pasur parasysh se informacioni ne QKR eshte online 24 ore e verteta eshte vetem pak minuta larg. Jo vetem si deputet por edhe si ekspert i se drejtes une e di mjaft mire se rruga kryesore qe perdoret per te vonuar drejtesine eshte zvarritja e hetimit te ceshtjes por nje drejtesi e vonuar eshte nje drejtesi e mohuar - tha deputeti demokrat. Sipas tij si shpifesit edhe te korruptuarit nuk duhet te shpresojne te harresa per ti bere bisht drejtesise. Deputeti demokrat Eduard Halimi tha se ne dispozicion te kryeprokurores Ina Rama ka vene nje dokumentacion zyrtar qe flet per nje pjese te apartamenteve dhe pallateve ne emer te deputetes Shegushe Ligori.
28 Shtator 2010