E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ligjeve debat per pasaportat. Opozita Ligji le shteg per abuzime

TIRAN- Debate mes pozites dhe opozites ne Komisionin e Ligjeve gjate diskutimit te projektligjit Per ndryshime ne dokumentet e identitetit i cili kaloi ne pranim ne mbledhjen e sotme.

Duke folur ne komision ministri i Brendshem Lulzim Basha ka deklaruar se ligji qe pret miratimin sjell pershtatje te terminologjise. Sipas tij puna me pasaportat biometrike ka ecur mire dhe gjithe procesi eshte ne rrugen e duhur.

Por deputetet e PS-se kane deklaruar se jo gjithcka eshte ashtu si paraqitet. Sipas deputetit Sajmir Tahiri jane vene re nje sere abuzimesh. Jane verejtur raste korruptive me pasaportat dhe kartat e identitetit. Rastet e konstatuara datojne me 28 qershor tha Tahiri duke shtuar se ligji le shteg te hapur per abuzime.

Sipas Bashes konstatimet nuk kane vend dhe jane dashakeqe pasi nderkombetaret e kane vleresuar procesin.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›