E Shtunë, 31 Tetor 2026

'American Idol' akuzohet për racizëm

Sipas ’TMZ’, producentët e spektaklit për talent ‘American Idol’ në Amerikë janë paditur për racizëm.

Përfaqësuesi ligjor i New York-ut, James H. Freeman ka dorëzuar një letër në zyrën e, ‘Komisionit për Mundësi të Barabarta Punësimi’ në emër të klientëve të tij, në të cilën thuhet se, producentët e ‘Idol’ publikisht, i kanë diskualifikuar dhjetë pjesëmarrës nga spektakli të gjithë këta persona me ngjyrë.

Në anën tjetër, Nigel Lythgoe i cili është producenti i ‘Idol’ është kundërpërgjigjur duke thënë:

“Ne i trajtojmë të gjithë njësoj.. pavarësisht racës, religjionit e gjinisë..Mendojë se ne gjithmonë kemi pasur përfaqësues fantastik si të bardhë ashtu edhe me ngjyrë…Nuk mendoj se ndonjëherë kam parë racizëm në spektakël”.

Qysh prej kohës kur ka filluar ‘American Idol’ ka qenë tre pjesëmarrës afro-amerikanë që kanë triumfuar duke përfshirë, Ruben Studdard, Fantasia Barrino dhe Jordin Sparks./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›