E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerika Latine e Karaibet, një bllok i ri

Meksiko, 23 shkurt, NOA Vendet e Amerikës Latine dhe ato të Karaibeve kanë rënë dakord të formojnë një aleancë të re rajonale, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Meksikës Felipe Kalderon, i cili shpalli sot duke folur në samitin e 32 shteteve në Kankun të Meksikës se tashmë vendet e lartpërmendura tani do të jenë pjesë e një blloku të ri dhe të përbashkët.

Sipas tij, blloku i ri duhet të shtyjë përpara integrimin rajonal dhe të promovojë axhenda rajonale në takimet globale.
Bëhet me dijeni se grupi i ri pritet të jetë alternativë për Organizatën e Shteteve Amerikane, e cila i përfshin Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë dhe ka qenë forumi kryesor për çështjet rajonale gjatë 50 viteve të kaluara.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›