Indonezi, 6 viktima dhe 40 të humbur për shkak të rrëshqitjes së dheut
Mediat indoneziane kanë treguar filmime rrënqethëse të shkarjeve të tokës në perëndim të vendit, në rajonin Java. 6 persona kanë humbur jetën dhe 40 persona të tjerë kanë janë zënë nga një masiv i madh dhèu pas këtij incidenti natyror. Viktimat dhe personat e mbetur nën masivin e dheut ishin duke punuar në një fushë plantacionesh kur ndodhi tragjedia. Një zëdhënës i policisë së zonës u shpreh se kjo ngjarje kishte ndodhur në mëngjesin e ditës së martë. Policia pohoi se pasi ishte informuar për ngjarjen ajo kishte dërguar në vendngjarje me dhjetra forca shpëtimi.
Zona e fatkeqësisë ndodhet rreth 150 kilometra larg kryeqytetit të Xhakartës. Mediat lokale raportojnë se rrugët për në vendngjarje janë bllokuar, kështu që forcat e shpëtimit po hasin vështirësi për të ndihmuar personat të cilët kanë mbetur nën masivin e madh të dhèut si pasojë e shkarjeve të dhèut. Në Indonezi raportohet gjithashtu se me mijëra banorë janë detyruar që të evakuohen nga zonat e tyre të banimit. Ky evakuim ka ndodhur si pasojë e përmbytjeve në rajonin e Bandungut.
Fenomeni i shkarjes së dherave në Indonezi është diçka e zakonshme në këtë periudhë të vitit për shkak të resheve të shumta, por edhe për shkak të prerjes së pemëve pa kriter.