SHBA Iranit: Edhe durimi e ka një fund

Uashington, 24 shkurt, NOA Po kalon koha dhe durimi rreth programit bërthamor që Irani po përgatit në fshehtësi të plotë ndaj ndërkombëtarëve.
Ky është reagimi më i fundit zyrtar i Shteteve
të Bashkuara të Amerikës, sipas të cilave nëse Irani vazhdon ti zhvillojë
kapacitetet për pasurimin e uraniumit, do të përballet me pasoja serioze.
Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni vetë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, sipas të cilit edhe durimi i ndërkombëtarëve ndaj kapriçove të Iranit, e ka një fund.
Ndërkaq, Teherani zyrtar në një dokument
konfidencial i ka paraqitur formalisht kushtet e veta ndaj Agjencisë
Ndërkombëtare për Energji Bërthamore që të heqë dorë nga pjesa më e madhe e
uraniumit të pasuruar.
Thuhet se në këtë letër Teherani përcaktuar kushte, të cilat në fakt nuk e
plotësojnë atë që kërkohet nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera ndërkombëtare.
n.e/NOA