E Diel, 1 Nëntor 2026

Amerika përgatitet për uraganin më të frikshëm në histori(FOTO)

Amerikanët mund të përballen me uraganin më të frikshëm në historinë e tyre, ashtu siç u shpreh dhe presidenti Barak Obama një ditë më parë.

Guvernatorët e Karolinës Veriore, Virxhinias, Merilendit, Delaveras, Nju Jorkut dhe Nju Xhersit tashmë kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Banorët ndërkohë kanë marrë masat mbrojtëse, ndërsa shumë prej tyre janë evakuar në zona më të sigurta.

Erërat e uraganit Irene priten që të shkojnë deri në shpejtësinë 150 kilometra.

Nju Jorku e ka pushuar pothuajse fare aktivitetin e tij, ndërsa guvernatori i Nju Jorkut, Majkl Blumberg paralajmëroi se do të ndërpriten linjat e metrove, komunikacioni dhe lëvizja e autobusëve. Derisa të largohet uragani, banorët e zonave të evakuuara do të vendosen në pjesët e larta të Nju Jorkut.

Obama duke u evakuar me familjen

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›