E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurban në administratë, njësoj si ditën e parë

Nga Aurel Veizaj, një prej inspektorëve të shkarkuar nga Basha, që më poshtë tregon dhe variantin e tij për largimet e tyre nga puna.

Te gjithe e mbani mend xhestin e shemtuar  te Kurbanit perpara institucionit laik tek Bashkia e Tiranes.

Po e njejta gje ka ndodhur dje, dite e premte, qe per besimtaret mysliman cilesohet si dite e mire e quajtur nate Kadri.

Kryetari i Bashkise se Tiranes urdheroi sherbetoret e tij te bejne po te njejten gje,KURBAN, njesoi si diten e pare ne krye te ketij institucioni, plot 51 inspektore te Drejtorise se Pergjithshme te Tatim taksave.

Me siguri, javen tjeter, kur eshte dhe dite e mirepritur per besimtaret musliman, festa e Bajramit, kryetari i Bashkise ka menduar te bej sevap tek te tijet me kurabenet e bere, njerez te cilet  kane punuar ne te gjitha menyrat, duke jua shperblyer dhe me nje vend te ri pune prane ketij institucioni.

Menyra se si po sillet ky njeri eshte shume e turpshme, ku qe diten e pare te punes ne krye te Bashkise premtoj se nuk do kete dallim midis perkatesive fetare, bindjeve politike, si dhe qe do te hape vende te reja pune. Qe te trija

keto premtime i hodhi poshte qe diten e pare te punes. Te gjithe do ta mbajme mend per skandalet e te gjithe karrieres se tij politike ne te gjithe institucionet qe ka

drejtuar.

Ne kete drejtori kishte specialiste te cilet kane punuar prej 20 vjetesh rresht, me perkushtim dhe dashuri ndaj punes. Specialiste te cilet e kane krijuar kete Drejtori

20 vjet me pare, njerez te ndershem dhe te afte per kete vend pune, te  nderuar nga te gjithe qytetaret te cilet kane patur mundesine te merrnin sherbimet e ofruara nga Bashkia e Tiranes ne 20 vite. Te gjithe i njihnin.

Si ka mundesi qe keta njerez te cilesohen si te pa afte dhe jo efektive gjate gjashte muajve te fundit?? Keta specialist i kane rezistuar tre kryetareve te fundit ne Bashkine e Tiranes. Vetem sepse benin punen ne menyre dinjitoze. Qyetaret e Tiranes do te  kuptojne shume shpejt ndryshimin dhe kualitetin e sherbimeve qe do i ofrojne ata qe do vijne, provincial ose njerez shpellare, me diploma ose jo, çfare rendesie ka kjo e fundit.

Qytetaret e Tiranes do te kuptojne dhe mallkojne veten qe besuan se do ishin te paret ne rresht nga fundi. Qytetaret e Tiranes pane dhe degjuan me syte dhe veshet e tyre kete muaj te shenjte Ramazani se si te pa fete vazhdojne te mekatojne dhe kur eshte feste.

Të pavërtetat e shkarkimit tonë

Ne TVSH doli ne nje interviste drejtori i pergjithshem i Taksave vendore ne Bashkine e Tiranes , Arben Kau. Me paturpesine me te madhe, deklaroi se keta inspektore jane hequr nga puna per mosdeklarim dhe taksim te zenies se hapesirave publike.

Ne ditet ne vijim dhe ne ballafaqimin qe do behet ne 72 oret e ardhshme me kete drejtor si punedhenes, do te bejme me dije listen e atyre inspektoreve qe jane gjetur me shkelje dhe mosdeklarim te pronave publike me mijera metra katrore, qe ky drejtues i ka mbajtur ne pune jo vetem si anetare, sipas tij me tesere partie, por dhe si inspektore qe kane sjelle sidomos 3 muajt e fundit, humbje te medha ne buxhetin e Bashkise.

Pikerisht keto emra jane te evidentuar nga ne, si dhe ata qe jane punesuar muajt e fundit ne Bashkine e Tiranes, qe perveçse jane me arsim te mesem, sigurojme qe nuk dine minimalisht te shkruajne as emrin e tyre.

Keto emra ne do tia veme perballe ketij drejtuesi dizinformues dhe mbeshtetes i korrupsionit qe ne ditet e para, ne ditet ne vijim.

Per sa i perket inspektoreve te kontrollit ne terren, perseri ky njeri abuzon me listat e hartuara prej tyre nga evidentimi i dy muajve te fundit te subjekteve te palicensuara.

Sipas urdhrit te Ministrit te Financave, ketyre subjekteve, inspektoret nuk duhet tiu linin akt verifikimi deri ne nje riformatim te modelit te proces-verbalit, si dhe nje urdhri te brendshem per kete problem.

Fatkeqesia e ketij njeriu eshte se inspektoret qe ai i ka hequr me letra bakalli, nuk jane te atij niveli sa ti tremben shantazheve politike, duke marre nje leter ne dore dhe duke ulur koken, por do te bejme me dije çdo shkelje dhe abuzim te ketij sherbetori mjeran te militantizmit.

Per sa i perket inspektoreve qe nuk kane kryer detyren gjate 7-mujorit, perseri eshte nje genjeshter e madhe qe ky drejtues do te duhet ta evidentoje me prova dhe analiza konkrete dhe ta harroje qe do ta anashkaloje me procedura. Ne si punonjes te administrates publike dhe si sherbetore te vertete te qytetarit, do ti shkojme te drejtes deri ne fund.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›