E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerika, simboli i lirisë dhe progresit

AGIM NEZA

Këto ditë populli amerikan feston 236-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo ditë është një festë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara. Është dita kur amerikanët festojnë Pavarësinë kudo që ata ndodhen. Dita zyrtare e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara u bë 4 korriku i vitit 1776, dita kur Kongresi Kontinental votoi për miratimin e Dokumentit të Pavarësisë. Në këtë dokument deklarohej se qeveritë kanë të drejtën të ekzistojnë vetëm për të mbrojtur të drejtat e popullit të tyre.
Në Deklaratën e Pavarësisë thuhej gjithashtu se populli ka të drejtën të ndryshojë qeverinë, nëse ajo u mohon atyre të drejtat. Komisioni që hartoi Deklaratën e Pavarësisë u udhëhoq nga Tomas Xheferson, ku merrnin pjesë edhe personalitete që kontribuuan për Pavarësinë e Amerikës dhe për demokracinë e saj si Xhon Adams, Benxhamin Franklin, Roxher Sherman etj.
Amerikanët mblidhen çdo 4 korrik jo vetëm për të festuar triumfin e demokracisë, historinë, qeverisjen, traditat e SHBA, me fjalime politike, parada, fishekzjarrë, karnavale, koncerte, piknikë, lojëra bejsbolli, pritje në ambasada etj., por edhe për të skicuar më tej të ardhmen e saj.
Në këtë përvjetor duket se forca e vërtetë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk vjen as nga shkalla e pasurisë, dhe as nga forca e armëve, por nga fuqia e idealeve të amerikanëve, që nënkuptojnë demokracinë, lirinë dhe shpresën për ta pasur Amerikën gjithmonë të papërkulur dhe të suksesshme.
Askush më shumë se sa Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka kontribuuar për të ndihmuar demokracinë të triumfojë si sistem universal. SHBA kanë qenë dhe mbeten mbështetëse për të triumfuar ndaj përvojave të hidhura të të gjitha atyre vendeve që përjetuan fashizmin, nazizmin, diktaturën komuniste, regjimet ushtarake dhe qeveritë diktatoriale. Mbështetja e SHBA ndikoi që dëshira e zjarrtë e popujve për liri të rritej dhe në sajë të kësaj mbështetje, popujt vazhduan të marshonin të sigurt drejt fitores së demokracisë. E tillë ishte edhe Shqipëria, e cila e përjetoi demokracinë vetëm pas viteve 90.
Arsyeja e këtij shkrimi nuk është thjesht për të kujtuar një datë të përvjetorit të Pavarësisë apo për tu përcjellë një urim, nëpërmjet gazetës Panorama, të gjithë amerikanëve, por në thelb është se SHBA, si shteti më i fuqishëm i botës, ka qenë një aleat dhe mbështetje për Shqipërinë dhe shqiptarët që nga krijimi i shtetit shqiptar e gjer ditët e sotme. SHBA kanë kontribuuar në njohjen e Pavarësisë së Shqipërisë (Presidenti Uillson), në konsolidimin e demokracisë, në anëtarësimin në NATO dhe në mbështetjen që u ka dhënë shqiptarëve të Kosovës për pavarësinë e saj.
Kësisoj, kjo festë është në memorien e shqiptarëve edhe për faktin se marrëdhëniet e SHBA me Shqipërinë janë të shkëlqyera, niveli i bashkëpunimit dhe miqësisë që përjeton populli shqiptar për Amerikën dhe popullin amerikan vështirë se haset diku tjetër. Gjatë këtyre 20 viteve të demokracisë, të gjitha qeveritë shqiptare kanë pasur dhe kanë një admirim të madh për Shtetet e Bashkuara, duke u angazhuar për të intensifikuar bashkëpunimin në të gjitha fushat.
Gjatë këtyre 20 viteve, SHBA ka qenë aleati ynë strategjik. Marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer në fushën politike, ekonomike, të sigurisë e të mbrojtjes, si dhe luftës kundër terrorizmit. Ky bashkëpunim ka qenë një mbështetje e vazhdueshme për reformat dhe stabilitetin e vendit tonë.
Në këtë 236-vjetor të SHBA duhet të kujtojmë dhe vlerësojmë rolin dhe kontributin e të gjithë ambasadorëve shqiptarë dhe ambasadorëve të SHBA për forcimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve midis shteteve tona. Në këtë shkrim, duke qenë se është festa e Pavarësisë të Amerikës, do të sjell për lexuesin vetëm emrat dhe kontributin e ambasadorëve amerikanë të akredituar në Tiranë si: Ulysses Grant-Smith, emëruar më 22 shtator, 1922; Charles C. Hart, emëruar më 27 maj, 1925; Herman Bernstein, emëruar më 17 shkurt, 1930; Post Wheeler, emëruar më 26 gusht, 1933; Hugh G. Grant, emëruar më 9 gusht, 1935 dhe e përfundoi misionin kur forcat italiane pushtuan Tiranën më 7 prill 1939;
Christofor Hill, i ngarkuar me punë, 15 mars 1991; William E. Ryerson (2 dhjetor 1991- 13 tetor 1994); Joseph E. Lake (5 korrik 1994 – 15 mars 1996); Marisa R. Lino (2 korrik 1996 – 20 maj 1999); Joseph Limprecht (7 korrik 1999 – 19 maj 2002); James F. Jeffrey (3 tetor 2002 – maj 2004); Marcie B. Ries (18 tetor 2004 – 30 tetor 2004); John L. Withers II (28 qershor 2007 – 2010); Alexander Armando Arvizu (10 nëntor 2010 në vazhdim).
Gjithashtu, kontribut të veçantë në marrëdhëniet midis dy shteteve kanë dhënë edhe përfaqësues të tjerë të Ambasadës Amerikane në Tiranë, si konsujt dhe stafi i zyrës konsullore, atashetë ushtarakë dhe kulturorë, si dhe sekretarët ekonomikë dhe politikë si Lynn Gurian, Thomas Jadzgerdi, Jenifer H. Moore etj.
Në këtë ditë gëzimi, ku duhet të jetë i pranishëm edhe humori, krahas mesazheve zyrtare të ambasadorëve amerikanë që kemi përjetuar gjatë këtyre viteve të demokracisë, do të veçoja disa mesazhe të një natyre tjetër, që kanë përcjellë ambasadorët amerikanë në Shqipëri, si: lyerja e pemëve me gëlqere nga ambasadori Rajson në bulevardin Dëshmorët e Kombit; dëshira e ambasadorit Limpreht për të promovuar bukuritë shqiptare dhe për ti shijuar ato çdo fundjavë me miqtë e tij shqiptarë; leximi i librave me përralla në një emision televiziv i ambasadorit Withers, duke synuar të përcjellë mesazhe për klasën politike; inkurajimi që i dha zoti Withers prokurores së Përgjithshme Ina Rama duke e puthur në të dyja faqet para kamerave televizive te Prokuroria e Tiranës, si mesazh që të godasë korrupsionin, se ka mbështetjen e Shkëlqesisë Withers, dorëzimi nga ambasadori Withers i librave të dhuruar nga autorë shqiptarë në Biblotekën Kombëtare, kur zoti Withers mbaroi mandatin si ambasador; ndikimi i ambasadores Mariza Lino te Presidenti Meidani për të lënë cigaren; përveshja e mëngëve të këmishës dhe heqja e xhaketës nga ambasadori Arvizu si dhe vëzhgimi për orë të tëra i numërimit të votave të kandidatëve Basha dhe Rama për kryetar Bashkie të Tiranës; sugjerimi i Shkëlqesisë Arvizu për kandidatët për President në një emision televiziv, se për të marrë votat e opozitës kandidati duhet të shkojë të pijë kafe me përfaqësues të opozitës e të tjera, e të tjera…
SHBA, nëpërmjet ambasadorëve të tyre ka dhënë një kontribut të veçantë dhe ka inkurajuar marrëdhëniet bashkëpunuese të Shqipërisë me të gjitha vendet e rajonit në dobi të paqes, stabilitetit dhe progresit të vazhdueshëm në drejtim të reformave.
Askush më mirë se SHBA nuk e ka përcjellë mesazhin se një Europe të lirë dhe në paqe i duhet një rajon i qëndrueshëm dhe i integruar ballkanik. SHBA kanë kontribuuar në harmonizimin e politikave rajonale, të cilat kanë gjeneruar stabilitet dhe siguri më të madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Europës Juglindore.
Sot, SHBA kanë një vizion dhe strategji për një botë më të mirë. Strategjia e SHBA është një strategji partneritetesh që afirmon rolin jetësor që kanë NATO dhe aleanca të tjera që kanë SHBA, duke përfshirë edhe OKB-në. Kjo strategji është e rrënjosur në promovimin e lirisë dhe dinjitetit në të gjithë botën, që ka të bëjë me shtetin ligjor, lirinë e fjalës, lirinë e fesë, tolerancën fetare dhe etnike, të drejtat dhe respektin për gratë, dhe respektin për pronën private etj.
Strategjia e SHBA është për të siguruar një botë ku të gjithë njerëzit të jetojnë me dinjitet, në liri dhe në paqe.
Demokraci do të thotë komunikim midis njerëzish, të cilët shkëmbejnë mendime me njëri-tjetrin për hallet e përbashkëta dhe punojnë për një të ardhme më të mirë. Demokracia kërkon kompromis, tolerancë dhe bashkëpunim. E ardhmja u përket atyre q

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›