E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerikan Open: Roddick vazhdon në rundin e tretë

Tenisti i pestë në botë, amerikani Andi Roddick ka shfrytëzuar armën e tij më të fortë, për mposhtur në tri sete tenistin nga Franca, Mark Gicquel (6-1, 6-4, 6-4), në ndeshjen e rundit të dytë.
Roddick, triumfi i të cilit në vitin 2003 është edhe i fundit para periudhës dominuese nga Roger Federer, në ndeshjen e ardhshme do të ketë përballë bashkëatdhetarin e tij Xhon Isner, i cili eliminoi turkun Marsel Ilhan në tre sete (6-3, 6-3, 7-6).
Në rundin e tretë ka depërtuar edhe tenisti i katërt në botë, serbi Novak Djokoviç, i cili mposhti në tre sete (6-3, 6-4, 6-4), australianin Karsten Ball. Djokoviç, finalist në vitin 2007, në ndeshjen e ardhshme do të luajë kundër amerikanit Jesse Witten.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›