Kombëtarja A fitoi 4-0 me U-19Erjon Bogdani shënoi në pjesën e parë, ndërsa Ervin Skela, Edmond Kapllani e sërish Skela me penallti realizuan në fraksionin e dytë.

Publikoje ne:
Kombëtarja A fitoi 4-0 testin e kontrollit me përfaqësuesen U-19 të drejtuar nga Ramadan Shehu, "ndeshja" e vetme perpara takimit me Danimarken.
GOLAT
Erjon Bogdani shënoi në pjesën e parë, ndërsa Ervin Skela, Edmond Kapllani e sërish Skela me penallti realizuan në fraksionin e dytë.
SULMI
Trajneri Josip Kuzhe u shpreh i pakënaqur në përgjithësi nga impenjimi i lojtarëve. Kuzhe rreshtoi skuadrën 4-4-2, duke pasur në sulm në pjesën e parë dyshen Bogdani-Salihi, ndërsa në të dytën çiftin Kapllani-Berisha.
PORTA
Në portë pjesën e parë luajti Ujkani, ndërsa në të dytën Hidi. Lorik Cana u vendos nga Kuzhe në rolin e tij “natyral” në Kombëtare, atë të qendërmbrojtësit, por në pjesën e parë partner Currin e në të dytën, Beqirin.
VANGJELI
Mbrojtësi Kristi Vangjeli, i dëmtuar gjatë një seance stërvitore e ndoqi ndeshjen nga tribuna, pasi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Kuzhe.
E Premte, 04 Shtator 2009