Berisha: “Nuk kam kërcënuar me largim”"Unë e dua shumë kombëtaren dhe realisht u ndjeva keq që nuk u thirra në atë takim".

Publikoje ne:
Sulmuesi Besart Berisha nuk u thirr nga trajneri Kuzhe në miqësoren kundër Qipros, madje pas kësaj ai kërcënoi me largimin e tij nga Kombëtarja: “Nuk është tamam ashtu. Unë e dua shumë kombëtaren dhe realisht u ndjeva keq që nuk u thirra në atë takim. Kjo më bëri që të ndihesha keq për një moment por më pas u sqarua gjithçka dhe sot ja ku jam sërish kuqezi. Një Berishë jo në formë? Çfarë mund të bësh kur je në fushë në vetëm 10 minutat e fundit të lojës. Danimarka? E njoh mirë lojën e tyre ashtu sikundër edhe ata më njohin mua, por më mirë të flasim pas ndeshjes jo para”.
E Premte, 04 Shtator 2009