E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerikane te zemeruar nga rritja e cmimeve te karburantit

Ngritja e cmimit te karburantit javet e fundit ne Shtetet e Bashkuara ka zemeruar motoristet dhe ka shqetesuar ekonomistet se kjo mund te demtoje rimekembjen e dobet ekonomike. mimet e paqendrueshme te karburantit kane ofruar gjithashtu arsenal politik per zgjedhjet e ketij viti.

Gjate muajve te fundit cmimi i benzines eshte ngrit 20 perqind ose me shume ne disa pjese te vendit duke zbrazur xhepat e shofereve nderkohe qe ata furnizojne makinat e tyre.

Shitesit e benzines si Juan Diaz ne Majami i cili koston e larte te karburantit e percjelle tek konsumatoret e kuptojne kete shqetesim.

Njerezit ankohen gjate gjithe kohes. Keto para vijne drejtperdrejt nga ekonomia per te mbushur makinen me benzine.

Spekuluesit ne burse kane vene baste se cmimi i  karburantit do te rritet per shkak te tensioneve rreth Iranit si nje prej vendeve kryesore prodhuese te naftes si dhe per shkak te rimekembjes se ekonomise amerikane qe per pasoje do te sjelle ngritjen e  kerkeses per energji. Prodhimi i naftes ne Shtetet e Bashkuara eshte rritur por aftesia rafineruese nuk eshte shtuar.

Republikanet kane fajesuar Presidentin Barak Obama i cili ka kufizuar shpimet e reja per nafte dhe ka refuzuar ndertimin e nje tubacioni nafte nga Kanadaja.  Udheheqesi i pakices ne senat Mitch McConnell thote

Kemi arritur ne piken kur cmimet e benzines jane 100 per qind me te larta se sa ne kohen kur presidenti ka ardhur ne pushtet. Amerika eshte vend i pasur me energji. Ka ardhur koha qe ne te eksplorojme burimet tona.

Presidenti ka akuzuar kundershtaret e tij se ne kete vit zgjedhjesh ata po perdorin ceshtjen e naftes per perfitime politike.

Shpimet e reja nuk jane zgjidhja per uljes e cmimit te benzines.

Presidenti Obama vazhdon te promovoje nje ekonomi qe mbeshtetet te karburantet dhe burimet alternative te energjise.

Ne kemi nevoje per nje strategji te qendrueshme qe perfshine te gjitha alternativat dhe burimet amerikane te energjise si nafta gazi era energjia diellore energjia berthamore biokarburet dhe burime tjera. Duhet te zhvillojme teknologji qe mundesojne perdorim me te paket te benzines ne makinat tona.

Por jo te gjithe po ankohen per rritjen e cmimeve te karburantit. Pikeshitjet e makinave hibride po shenojne rritje.

Ishte nje jave e mire per ne pothuaj dyfishuam dhe trefishuam shitjet e makinave gjate pese diteve te fundit.

Per gjithe te tjeret ky eshte nje realiteti i hidhur. mimet e karburanteve mund te ngriten edhe me tej ne muajt e ardhshem gjate sezonit te pushimeve verore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›