E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje drame mbi Steve Jobs dhe kushtet e punes ne kompanine Apple

Puna e nje dramaturgu amerikan po e kapercen synimin per te krijuar nje veper argetuese duke u munduar te ushtroje presion mbi firma te fuqishme si Apple per te permiresuar kushtet e punes ne fabrikat e tyre ne vende si Kina. Korrespondentja e Zerit te Amerikes Carolyn Weaver na njeh me dramaturgun dhe aktorin Mike Daisey autor i drames Agonia dhe Ekstaza e Steve Jobsit dhe me mesazhin qe do te percjelle autori

Shkrimtari dhe aktori Mike Daisey shprehet se i pelqejne te gjitha prodhimet e kompanise Apple e themeluar nga Steve Jobs

Nuk e dija qe do te me duhej nje laptop aq i holle sa qe ta perdorja edhe si thike per te prere buken me te thote aktori gjate interpretimit ne monologun e tij qe eshte vene ne skene ne Broadway dhe ku diskutohet si prodhohen artikujt e kompanise Apple.

Ai thote se ka degjuar te flitet per kushte te renda pune dhe vetevrasje ne Foxconn nje nder kompanite furnizuese te firmes Apple. Ai ka shkuar vete ne Kine ku eshte paraqitur si biznesmen per te vizituar fabrikat e intervistuar punetoret

Ka femije ne linjen e prodhimit ka orar te tejzgjatur pune deri ne 16 ore ne dite. Njerezit punojne aq shume saqe u bie te fiket nga lodhja ose vdesin gjate punes.

Fabrikat qe ka hapur kompania ne Kinen jugore prodhojne mall me vlere prej disa miliona dollaresh per firmen Apple dhe marka te tjera nderkombetare. Mbi 400 mije persona punojne ne keto komplekse.

Apple nuk iu pergjigj kerkeses per komente. Por ne nje deklarate te saj kompania Foxconn thote se eshte e angazhuar te siguroje standardet me te larta te sigurise dhe shendetit per punetoret dhe se ka rritur rrogat kete vit

Baizhu Chen nje profesor biznesi ne Universitetin e Kalifornise Jugore thote se rrogat e kompanise Foxconn konsiderohen te mira ne Kine.

Kur filluan te hapin fabrika ne Chengdu njerezit rrinin ne rradhe per te kerkuar pune pasi rrogat ne krahasim me te tjeret ishin me te larta.

Zoti Chen thote se shume punedhenes nuk respektojne ligjet e punesimit ne Kine.

Dramaturgu shton se kompania Apple eshte e dhene pas perfeksionizmit te artikujve te saj por nuk do tia dije si realizohet kjo pasi synon thjesht fitimin

Ne nje kompani te fiksuar pas hollesive me te vogla gjerave si pamja e ekranit prej xhami e te tjera si mund te mendohet se nuk jane ne dieni te kushteve te punes

Monologu Agonia dhe Ekstaza e Steve Jobsit eshte percjelle me komente shume pozitive nga kritika dhe eshte bere shkas edhe per organizim protestash.

Protestuesit kerkojne respektimin e etikes profesionale gjate prodhimit.

Pas nje cikli artikujsh nga New York Times per firmen Apple kjo kompani u be anetare e Shoqates per Kushte te Drejta Pune e cila cakton standardet e punesimit dhe mbikqyr kushtet e punes.

Zoti Daisey thote se Apple eshte aq e fuqishme sa te vendose standarde ne Kine

Njerezit kane respekt te madh per kompanine Apple. Kur ky problem te filloje te behet sinonim me emrin e kompanise do te jete e veshtire ta luftojne. Por po vepruan qe tani mund ta ndryshojne situaten.

Dramaturgu Daisey e ofron vepren e tij falas per kedo qe do ta vere ne skene. Ai thote se ka marre kerkesa nga grupe ne 11 vende por ende ska kerkesa nga Kina.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›