E Diel, 1 Nëntor 2026

Vezhguesit shpresojne te sigurojne zgjedhje te drejta presidenciale ne Rusi

Tre muaj pasi zgjedhjet parlamentare te Rusise u shoqeruan me ankesa per manipulime ne mase ruset zhvillojne neser zgjedhjet presidenciale. Sic vihet ne dukje ne materialin ne vazhdim zemerimi lidhur me zgjedhjet e dhjetorit eshte bere shkak i nje levizjeje masive qe vete qytetaret te jene pjese e grupeve te vezhguese te zgjedhjeve.

Nje numer i madh rusesh mbajne shenime ne nje auditor universiteti nje te shtune mbasdite me diell.

Ata nuk jane studente por vetem 50 vete mes nje ushtrie prej 200 mije rusesh te cilat kane dale vullnetare per te vezhguar zgjedhjet per te parandaluar manipulimin e zgjedhjeve presidenciale. Madje ata bejne me shume se sa degjojne leksione ata shikojne nje video trajnimi te prodhuar nga producenti Serob Khachatryan.

Ata qe kane dale vullnetare si vezhgues vizitojne sesione trajnimi dhe lexojne broshura te ndryshme. Ne sigurojme informacione te lehta te thjeshta dhe te kuptueshme.

Anna Bugrova thote se manipulimet e pakontrolluara ne zgjedhjet e dhjetorit bene qe ajo te vepronte

E kuptova se pati shume manipulime dhe me pas fillova te lexoj me shume rreth kesaj situate dhe si rezultat jam ketu.

Matvey Petukhov i grupit vezhgues Citizen Observer i meson vullnetaret qe te kene kujdes nga votimi disa here dhe nga hedhja e me shume se nje vote ne kutite e votimit. Por ai i meson ata edhe si te komunikojne me policine dhe si te paraqesin ne prokurori ankesat ligjore.

Objektivi yne eshte shume i thjeshte te sigurohemi qe zgjedhjet te jene sa me te drejta. Ne Moske kjo eshte relativisht e lehte sepse kemi shume vezhgues.

Por analistja Masha Lipman ne qendren Carnegie te Moskes paralajmeron se levizja e vezhguesve te zgjedhjeve mund te jete e kufizuar ne qytetet e medha te Rusise

Vezhgimi i zgjedhjeve nuk do te behet ne gjithe vendin. Ne Moske ky proces do te sjelle rezultat ndersa provincat ndryshojne shume nga qendrat e medha urbane.

Pas ankesave te shumta per manipulime ne zgjedhjeve parlamentare te dhjetorit kryeministri Vladimir Putin njoftoi nje program prej 500 milion dollaresh per te instaluar 2 kamera ne secilen prej gati 100 mije qendrave te votimit te Rusise.

Por ky vendim nuk bindi vezhguesin e zgjedhjeve Vyacheslav Filippov.

Kur degjova se kryeministri premtoi se kamerat do te perdoreshin gjate zgjedhjeve shpresova se dicka me te vertete do te ndryshonte. Me vone mesova se rregistrimet nga keto kamera nuk do te ishin ne dispozicion te publikut pra kamerat do te filmojne cdo gje dhe rregjistrimet nuk do te perdoren per asgje.

Ekaterina Korovkina thote se eshte gati te qendrojne neser ne qendren e votimit per 20 ore per te pare per manipulime te mundshme.

Mendoj se cdo kush mund te ndihmoje ne zbatimin e ndryshimeve prandaj do te perpiqem te jem vezhguese. Jam gati po te jete nevoja edhe te luftoj.

Dhe Ekaterines mund ti duhet te luftoje. Pas zgjedhjeve parlamentare te dhjetorit ekspertet e zgjedhjeve studjuan rezultatet per gazeten Wall Street Journal dhe arriten ne perfundimin se manipulimet kishin ndikuar tek 21 per qind e votave totale baraz me 14 milion vota.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›