E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerikanet Rusia shtet mafioz

Rusia- shtet mafioz i mbytur nga nje korrupsion gerryes nga mitmarrja e mania per raketat. Ky ishte nje mesazhet e diplomateve amerikane derguar Washingtonit.

Ne ate vend nuk ka dallim mes qeverise dhe krimit te organizuar citohet ne leter-kembim nje prokuror spanjoll. Moska nen drejtimin e ish-kryebashkiakut Juri Luzhkov eshte kthyer ne nje kleptokraci. Nje tjeter dokument permend paralajmerimin e nje kontakti rus mbi planet e Medevdevit per te farketuar aleanca te fshehta mes biznesit dhe qeverise i pari paguan e dyta e mbron nga konkurrenca reale.

Kryeministri Putin nuk e fshehu irritimin. Jane te gjitha shpifje dhe pjese e nje fushate per keqinformim tha ai gjate nje interviste per Larry King te CNN-it. Megjithate u tregua i kujdesshem ta minizonte efektin e rrjedhjes se informacionit te pakten publikisht duke shtuar sidoqofte se te dhenat e ekspozuara nuk perbejne ne te vertete ndonje katastrofe te madhe. Megjithate nuk e la pa i permendur Shteteve te Bashkuara limitet e gjithsecilit.

Kur flasim me miqte tane amerikane dhe i permendim problemet sistematike qe ka ne kete drejtim degjojme te na thuhet Mos nderhyni ne punet tona te brendeshme Kjo eshte tradita jone dhe keshtu do te vazhdoje. Dhe ne nuk nderhyjme. Por do te doja ti keshilloja koleget qe as ata te mos nderhyjne ne zgjedhjet qe ben populli rus tha Putin.

Ne dokumentet e reja te publikuara keto dite ne eikileaks ka akuza serioze nga zyrtare qe flasin me autoritet per ceshtje te caktuara. Keshtu p.sh nje telegram nis me pohimin e nje bisnesmeni ukrainas te lidhur me korporaten shteterore Gazprom qe rrefen si merrte urdhera nga nje bos i krimit te organizuar nje nga njerezit me te kerkuar nga FBI-ja.

Nje tjeter citon gjykatesin spanjoll Jose Grinda Gonzalez qe shtron pyetjen nese kryeministri rus Vladimir Putin ka lidhje me kriminelet. Pas termetit qe shkaktoi Wikileaks presidenti Obama vendosi mes masash te tjera edhe krijimin e nje posti te ri te nje eskperti kunder terrorizmit i cili ka detyren te zbuloje si munden te merreshin mijera dokumente sekrete nga dosjet e qeverise dhe te perforcoje po keshtu rrjetin kompjuterik te administrates amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›