E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet Rama Berisha pergjegjes

Situata e fundit e krijuar ne Shkoder dhe akuzat per pergjegjesi te qeverise per demet e krijuara kane qene thelb i deklarates se sotme te kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama.

Duke bere fajtor direkt per permbytjet e radhes ne Shkoder kryeministrin Sali Berisha Rama u shpreh se e gjithe gjendja e krijuar eshte pasoje e nje qeverie te ardhur ne pushtet me vota te vjedhura.

Saliu tha se permbytja e janarit ndodh 1 here ne 100 vjet por ne fakt brenda ketij viti zona eshte permbytur 5 here. Permbytjet nuk ndodhin per faj te Zotit apo per shkak te harbimit te lumenjve por jane problem direkt i qeverisjes. Shkodra si e gjithe Shqiperia nuk qeveriset sepse nuk ka nje qeveri te shqiptareve por nje cete te kusareve te atyre qe vodhen votat per te vjedhur Shqiperine tha Rama.

Sipas tij qeveria qe po qendron mbi kutine e mbyllur duke mos punuar per shqiptaret.

Ne 12 muaj permbytja eshte kthyer ne norme. Njerezit kane pare se pushteti ka bere premtime dhe nuk i ka mbajtur ato tha Rama.

Kreu socialist kerkoi nga Berisha qe te mos hedhe balte mbi flamurin por te jape sqarime se perse ndodhin situata te vazhdueshme permbytjesh ne Shkoder dhe perse nuk zgjidhen punet e ketij vendi.

Berisha nuk ka vizion program filozofi qeverisese ne funksion te qytetareve dhe po ashtu nuk ka para theksoi Rama.Kreu i opozites kerkoi largimin e kryeministrit Sali Berisha per ti lene rruge te lire zgjidhjes se problemeve qe kane zaptuar Shqiperine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›