Amerikanet hetojne 21 janarin

Prokurori federal i SHBA, i cili ndodhet në Shqipëri pas kërkesës për asistencë teknike nga prokurorja e përgjithshme, zonja Ina Rama, ndodhet së bashku me dy ekspertë të tjerë të Byrosë Federale të Hetimeve, FBI, edhe këta këto ditë mjaft aktivë për dhënien e ndihmës për hetimet.
Më herët zoti Cain, së bashku me ekspertët e FBI-së, kanë qenë edhe në labortatorin e policisë shkencore në Ministrinë e Brendshme, për të kryer në mënyrë të pavarur ekspertizën e disa armëve të gardistëve që ndodheshin me shërbim në kryeministri ditën e 21 janarit.
Po kështu, prokurori federal ka kërkuar të njihet edhe me ekspertizën e mjekësisë ligjore mbi autopsinë e kryer ndaj të vrarëve përpara kryeministrisë.
Të tre amerikanët kanë asistuar përkrah prokurorëve shqiptarë përgjatë kryerjes së ekspertimit balistik krahasues mes gëzhojave të gjetura në vendngjarje dhe predhat e dala nga trupat e tre të vrarëve dhe shtatë të plagosurve.