Baraj Marshuesit i dhane nje mesazh Berishes Largohu

Besnik Baraj
Tirane 4 shkurt 2011 NOA- Kryetari i Partise Socialiste per Tiranen Besnik Baraj deklaroi se ishin 40 mije qytetare te Tiranes qe i thane Berishes ste duam.
Baraj kete deklarate e dha pas perfundimit te demonstrates-marshim te organizuar nga Opozita e Bashkuar.
Sot rreth 40 mije qytetare te Tiranes me marshimin e tyre ne te gjitha rruget e kryeqytetit deshmuan se dhuna e Sali Berishes jo vetem nuk funksionon por as mund ta trembe dhe as nuk mund ta ndaloje kete beteje historike te nje populli te tere te vendosur per te larguar Sali Berishen permes rezistences paqesore u shpreh Baraj para mediave.
Me tej ai tha se pushtetit te Sali Berishes qe ne 21 Janar vrau tre jete njerezish te pafajshem i ka ardhur fundi.
Nderkaq sipas tij nuk ishin vetem 40 mije Kryeqytetas qe marshuan sot ne rruget e Tiranes por dhe mijera e mijera te tjere qe nga dritaret dhe ballkonet e banesave shkollave dhe institucioneve shteterore me pershendetjet dhe duartrokitjet e tyre iu bashkuan ketij manifestimi shembullor.
Nder te tjera Baraj theksoi se te gjithe ata qytetare qe u ben pjese e marshimit i dhane nje mesazh te forte Kryeministrit Kjo qeveri e votave te vjedhura ky pushtet i korruptuar gjer ne palce keta pushtetare qe ne 21 Janar vrane tre shqiptare te pafajshem dhe qe dita dites po dhunojne institucionet e pavarura te ketij vendi duhet te largohen. Te largohen nje ore e me pare pasi ky popull nuk i do me e as mund ti mbaje me ne kurriz
Ai e mbylli fjalen e tij duke thene se Tirana dhe nje here demonstroi masivitet kulture e qytetari.
a.y/NOA
TagsBaraj Berisha largohu qytetar