Amerikanët mbështesin kërkim-faljen e Obamës për Kuranin

Më shumë se gjysma e amerikanëve e mbështesin kërkim-faljen e presidentit Barack Obama, për shkak të djegies së Kuranit nga ana e ushtarëve amerikanë, incident ky që nxiti një valë të protestave të dhunshme dhe të sulmeve kundër ushtarëve amerikanë në Afganistan.
Në anketën e bërë nga Reuters dhe agjencia Ipsos, 56 për qind e të anketuarve e mbështetën Obamën, i cili u kritikuan nga kandidatët republikanë për presidentë, për shkak se i kërkoi falje presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai.
23 për qind e të anketuarve nuk u pajtuan me këtë veprim të Obamës.