E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri britanik lavdëron Thaçin

Të hënën, në seancën e Dhomës së Ultë të Parlamentit britanik, Kryeministri David Cameron ka raportuar lidhur me vendimin e Këshillit Europian për t’i dhënë Serbisë statusin e vendit kandidat, pasi që Beogradi ishte pajtuar që të mos kundërshtojë pjesëmarrjen e Kosovës në organizatat rajonale.

Në një raport të Parlamentit britanik thuhet se “Kryeministri Cameron ka lavdëruar Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, për lidershipin e treguar duke shtuar se tani Kosova është në rrugë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”.

Cameron ka deklaruar se po të mos i jepej Serbisë statusi i kandidatit do t’i inkurajonte ekstremistët në Serbi e jo ata që dëshirojnë të ardhme paqësore europiane.

Pas tij ka folur edhe ish-Ministri britanik për Europë, Danis MacShane, i cili tani është anëtar i parlamentit.

“Faza e ardhshme e zhvillimeve politike në Ballkan duhet të jetë pajtimi i Serbisë për njohjen e Kosovës”, ka thënë MacShane.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›