E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netanyahu “siguron” Obamën për Iranin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e siguroi presidentin e SHBA-së, Barack Obama, se Izraeli nuk ka marrë kurrfarë vendimi nëse do t'i sulmojë objektet bërthamore të Iranit, kumtuan burime të afërta të takimit.

Në të njëjtën kohë, Netanyahu ka thënë se Izraeli nuk ka hequr dorë nga mundësia që të ndërmerr veprime ushtarake.

Pasi Obama ka bërë apel për më shumë kohë, që të munden sanksionet ndërkombëtare kundër Teheranit të arrijnë efekt, dy liderët u pajtuan që t'i koordinojnë veprimet për këtë çështje, por dallimet rreth asaj se si të pengohet Irani që të përpunojë armë bërthamore nuk janë shqyrtuar.

Edhe pse liderët kanë tentuar që të demonstrojnë solidaritet gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, sinjali më i qartë se Izraeli mund të veprojë krye në vete, ishte këmbëngulja e Netanyahut se shteti hebraik duhet "të jetë zot i fatit të vet".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›