E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Amerikani Kerley fiton në 100 metra

Një podium i gjithi amerikan në garën më të ndjekur të botërorit të atletikës, që po zhvillohet në Eugene. Fred Kerley ka fituar medaljen e artë në 100 metra, i ndjekur nga bashkatdhetarët e tij Marvin Bracy e Trayvon Bromell. 9.86 ka qenë koha e dhënë nga Kerley në përfundim të sprintit të tij prej 100 metrash, duke ngritur peshë të gjithë të pranishmit në stadium. “Ne thamë se do ta bënim dhe e bëmë! – tha fituesi i medaljes së artë në 100 m, amerikani Kerley.

“Nuk e dija që kisha fituar derisa ngrita sytë dhe pashë kronometrin me kohën dhe emrin tim’”, shtoi ai.  Por lajmi i hidhur për këtë disiplinë gare ka qenë mospjesëmarrja e Marcell Jacobs. Sprinteri italian u detyrua të tërhiqej që në gjysmëfinalen e 100 metrave për shkak të një dëmtimi në kofshë. “Shpresoj të rikuperohem sa më shpejt dhe të rikthehem në veprimtaritë e tjera”, iu ka premtuar fansave të tij Jacobs.

Në finalen e 100 metrave nuk arritën të kualifikohen edhe kanadezi Andre de Grasse e Yohan Blake i  Xhamajkës. Chase Ealey fitoi medaljen e artë në hedhjen e gjyles. Atletja amerikane arriti një maksimum prej 20.49 metrash përpara publikut amerikan në Hayward Field në Eugene. Në 10 mijë metra për femra fituese e medaljes së artë është Gidey e Etiopisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›