Valencia, Gattuso: Nuk jemi këtu për të festuar

Valencia e Gennaro Gattuso ka nisur punën në Zvicër për sezonin e ri, 2022/2023. Trajneri ka komunikuar kështu me lojtarët e tij në seancën e parë stërvitore: “Kjo nuk është festë, ne kemi ardhur këtu për të punuar”. Skuadra zhvilloi një seancë të dyfishtë dhe të dy raundet ishin shumë të ndryshme, por të dyja u karakterizuan nga intensiteti që imponoi ish-trajneri i Napolit: një Gattuso shumë pranë lojtarëve të tij në çdo ushtrim ‘ulëritës’ kur korrigjonte dhe inkurajonte djemtë e tij.
Seanca u karakterizua nga puna fizike e fokusuar tek lojtarët që vazhdojnë të lidhen me njëri tjetrin. Rreth orës 17:30 Gattuso zhvilloi një stërvitje me fokus konceptet teknike dhe taktike. Trajneri italian u përqendrua te ushtrimet për të punuar, nga njëra anë, në daljen e topit dhe daljen nga situata presioni dhe, nga ana tjetër, te presioni që duhet bërë kur skuadra kundërshtare manovron lojën. Lojtarët gjithashtu luajtën lojëra në gjysmën e fushës.