Amerikani diplomoi në moshën 99 vjeçare
Leo Plass nga Redmondi diplomoi në moshën 99 vjeçare në Universitetin Eastern Oregon. Plass regjistroi semestrin e fundit ntë fakultetit në vitin e largët 1932, por shpejtë ndërpreu shkollimin, pasi vendosi të punonte. I duheshin vetëm edhe tre muaj për ta marrë diplomën, e cila do t’i mundësonte atij të punonte si mësues.
Në atë kohë Amerikën e kishte prekur kriza e madhe ekonomike, kështu që Plass vendosi se është më mirë për ta pranuar ftesën e një miku dhe të fillojë punën në kompaninë e tij, për një rrogë më të lartë se të mësuesit, kështu që braktisi studimet.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, Plass deklaroi se kurrë nuk është bërë pishman që e braktisi Universitetin. “Është vështirë ta kuptosh tash, por në atë kohë thjeshtë nuk mund të merrje rrogë të madhe si mësues”, tha ai pasi mori diplomën. I sapodiplomuari i cili më 3 gusht feston ditëlindjen e 100, deklaroi se nuk ka plane për ta filluar një karrierë të re.