Afatet per faljen e borxheve dhe legalizimin e aseteve
Ministria e Financave u sugjeron te gjithe qytetareve qe perfitojne nga ligji i faljes se borxheve dhe legalizimit te aseteve te fillojne menjehere aplikimet, duke mos e lene per javet e fundit, pasi mund te kete fluks kerkesash per kete proces. Zevendesministri i Financave, Alfred Rushaj, ne nje interviste per televizionin “Klan”, sqaron procedurat qe duhet te ndjekin qytetaret, per te bere legalizimin e parave, vleresimin e pronave dhe pagesen e 50 per qind te kapitalit per doganat e makinave. “Duhet qe personat te shkojne ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, ne ate zyre ku ata e kane regjistruar pasurine dhe te plotesojne nje formular te thjeshte ku deklarojne se duan qe vleresimin e pasurise ta bejne nga zyra, apo nga eksperte te pavarur”, thote Rushaj. Zevendesministri i Financave sqaron dhe procedurat qe duhen ndjekur per legalizimin e aseteve. Ai shprehet se ky proces behet ne marredhenie me sistemin bankar. “Eshte koha qe njerezit tu drejtohen bankave. Bankat jane agjenti i tyre per sa i perket legalizimit te likuiditeteve. Te gjithe ata qe kane likuiditete dhe nuk i kane paguar detyrimet tatimore mund te shkojne ta bejne tani dhe tu drejtohen bankave, ku do te paguajne nje tarife shume simbolike prej 3 per qind”, shprehet Rushaj. Ai shprehet kjo eshte dhe ne leverdi te qytetareve, pasi “interesi qe japin bankat per depozitat eshte disa here me i larte. Te gjithe fitojne”. Nga ana tjeter, Rushaj sqaron dhe proceduren per te fituar nga ligji i faljes per doganen e makinave. Ai sqaron se perfitojne te gjithe personat qe kane sjelle makinat ne vend para vitit 2010. “Te gjithe ata qytetare qe i kane futur makinat para vitit 2010 dhe qe nuk kane paguar detyrimet doganore fitojne nga ky ligj kane mundesi qe ta beje kete pune me nje aplikim te thjeshte, tani, kete moment dhe te paguajne vetem 50 per qind te principalit”, tha Rushaj. Afati i fundit kur i qytetaret mund te perfitojne nga falja e borxheve dhe legalizimi i aseteve eshte fundi i vitit 2011.