CEFTA, takimi i radhes ne Prishtine
Ne fund te ketij muaji, ne Prishtine, mbahet takimi i radhes i perfaqesuesve te vendeve anetare te Marreveshjes per Tregti te Lire me Evropen Juglindore (CEFTA). Ky eshte takimi i pare qe mbahet ne Kosove, pas dy takimeve qe jane mbajtur ne Bruksel, prej fillimit te ketij viti, ku Republika e Kosoves kryeson kete mekanizem nderkombetar.
“Me 30 qershor, ne Prishtine, do te mbahet takimi i radhes i perfaqesuesve te vendeve anetare te Cefta-s”, bejne te ditur zyrtare te Ministrise se Tregtise dhe Industrise. Ky eshte takimi i pare qe do te mbahet ne Prishtine, qe nga fillimi i vitit, kur Republika e Kosoves ka marre presidencen e ketij mekanizmi nderkombetar. Flamur Keqa, drejtor i departamentit te tregtise, ne Ministrine e Tregtise dhe Industrise, tregon se tashme kane derguar ftesat per pjesemarrje te te gjitha vendeve anetare te ketij institucioni, duke perfshire edhe Serbine dhe Bosnje - Hercegovinen. “Do te zhvillohen dy takime, takimi ne nivel te eksperteve dhe takimi ne nivel te zevendes ministrave dhe ky takim do te mbahet ne Prishtine. Ketu parashikohet qe te diskutohet lidhur me punen dhe rezultatet qe jane arritur brenda ketyre gjashte muajve, dhe ne kete takim secili grup apo nen-komitet do te raportoje per punen qe eshte kryer gjate kesaj periudhe, dhe normalisht te shihet se cka duhet vepruar ne gjashte mujorin e dyte” thote Keqa per radion “Evropa e Lire”. Por, Serbia dhe Bosnja qe nga viti 2008, kane bllokuar te gjitha mallrat qe mbajne vulat e Republikes se Kosoves. Mallrave me kete vule nuk lejohet madje as transit, te kalojne ne territorin e ketyre dy shteteve. Zgjidhja e kesaj ceshtjeje do te diskutohet ne takimin e zevendes ministrave, pohon Keqa, dhe shton se Ministria e Tregtise dhe Industrise, ka paralajmeruar se do te vendose takse doganore prej 10 per qind ndaj produkteve qe importohen nga Serbia. Mesi i ketij muaji, ishte paralajmeruar si afat per fillimin e zbatimit te taksave doganore, nga ministrja e Tregtise dhe Industrise Mimoza Kusari- Lila. Megjithate, Flamur Keqa, thote se vendimi per zbatimin e taksave varet nga rezultatet e dialogut Prishtine- Beograd. Ne fund te ketij muaji, delegacionet e Prishtines dhe te Beogradit, do te takohen per t’i shikuar mundesite per nenshkrimin e marreveshjeve te para. “Tashme eshte publike deklarata e ministres Kusari- Lila, e cila ka thene se nese nuk ka ndonje ndryshim nga dialogu ne mes Kosoves dhe Serbise ne drejtim te liberalizimit te tregtise, atehere gjithsesi MTI, do te imponoje taksen doganore prej 10 per qind ne drejtim te ketyre dy shteteve”, thekson Keqa. Ne anen tjeter, njohes te ceshtjeve ekonomike, thone se problemi i Cefta-s, duhet te diskutohet ne takimin e ardhshem qe do te mbahet ne Prishtine. Mejdi Bektashi, profesor ne Fakultetin Ekonomik, ne Universitetin e Prishtines, konsideron se autoritetet kompetente duhet te marrin masa reciproke dhe jo te vendosin taksa doganore per produktet e Serbise dhe Bosnje Hercegovinen. “Me se miri eshte qe te ndermerren masat reciproke. Une nuk jam per ate, qe te doganohen mallrat qe vijne nga keto dy shtete, me 10 per qind. Ne fund te fundit, cmimin do ta paguajne konsumatoret, qytetaret e Kosoves. Por, them qe shume me mire eshte te respektohet parimi i reciprocitetit”, tha Bektashi. Republika e Kosoves, kete vit, kryeson Marreveshjen per Tregti te Lire me Evropen Qendrore, mekanizem ky qe ne 2010-en eshte udhehequr nga Serbia.