E Diel, 1 Nëntor 2026

Amerikani me tha largohu se Gerdeci ska kushte teknike

18/09/2010Andi Belliu deshmon per prapaskenat e demontimit te municioneve ne Gerdec

TIRANE- Andi Belliu nje nga ish-punonjesit e punishtes se demontimit te municioneve ne Gerdec ka leshuar akuza te renda ndaj te pandehurve te ketij procesi duke deshmuar para trupit gjykues se ne fabrike skishte asnje kusht sigurie dhe se depot nga dita ne dite priteshin te shperthenin. Kete deshmi Belliu e ka mbeshtetur gjata nje bisede te bere mes tij dhe administratorit lokal te kompanise SAC Rod Teilor i cili i ka thene Andi Belliut se nga frika e shperthimit te predhave hyn ne zyre dhe largohet menjehere prej saj. Ne deklarimet e tij para gjykates Belliu nenvizoi se Teilor i kishte pohuar se gjate projektit te dyte qe po zhvillohej ne Gerdec nga kompania SAC ku demontoheshin predha te kalibrave te medha nuk ofrohej me siguri dhe gjithcka mund te ishte e rrezikshme. Kam punuar ne Gerdec ne projektin e pare nga fundi i gushtit deri ne nentor te vitit 2007 ku kryenim demontimin e fishekeve te kalibrave te vogel. Me Rod Teilor jam njohur ne qendren e internetit qe kisha hapur ne Vore. Mbaj mend qe per Krishtlindje Teilor u largua nga Shqiperia dhe me pas e kam takuar vetem dy here ne janar te vitit 2008 dhe diten e shperthimit. Ne projektin e dyte nuk u futa pasi Tylor me tha mos guxo pasi nuk ka kushte sigurie madje edhe ai vete hynte dhe dilte me vrap nga zyra e qe ndodhej ne fabrika - eshte shprehur para gjykates Andi Belliu. Sipas ketij te fundit ai ishte takuar me Teilorin edhe diten e tragjedise kur shtetasi amerikan kishte mundur te filmonte shperthimin nga dhoma e hotelit ku ishte strehuar. Belliu pohoi se Teilor ia kishte dhene edhe atij keto pamje te cilat me pas ai ja shperndau mediave. Deshmitari pohoi ne fund se kushtet e sigurise ne punishten e Gerdecit gjate kesaj kohe ishin thjesht kovat me uje ndersa punonjesit ishin te pasiguruar dhe se punonin me mjete primitive per te demontuar predhat e kalibrit te rende. Gjate deklarimeve deshmia e Belliut hasi ne kundershtimin e avokateve te mbrojtjes te cilet kerkuan mospranimin e saj pasi sipas tyre deshmitari eshte i pabesueshem. Nisur nga kjo situate gjykata vendosi te rrezoje pretendimet e avokateve mbrojtes si dhe te administroje si prove ne dosjen e gjykimit deshmine e Andi Belliut. Aktualisht procesi ne ngarkim te 28 te pandehurve te Gerdecit eshte ne fazen perfundimtare ku pas degjimit te disa deshmitareve dhe atyre qe do therrase mbrojtja Prokuroria do jape pretencen e denimit per secilin prej te akuzuarve.

Deshmia e Patrik Henrit

Aktualisht gjykata e Tiranes kerkon deshmine e pronarit te kompanise SAC Patrik Henri i cili per gati kater seanca radhazi ka refuzuar te paraqitet ne gjykate per te deshmuar lidhur me bashkepunimin e tij me kompanine Albademil te Mihal Delijorgjit si dhe mbi kushte teknike te fabrikes se demontimit te municioneve. Vec ketyre Henri do pyetet nga Prokuroria edhe per kontraten mes kompanise se tij dhe Ministrise se Mbrojtjes ku palet rane dakord qe ne Gerdec te demontohej edhe municion i kalibrit te rende.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›