Keta ste lene as te vdesesh..
Vdekja tragjike e Llazi Serbos para disa ditesh solli me vete nje numer shkrimesh ne gazeta te ndryshme. Midis tyre u diskutua edhe menyra se si ai u nda nga jeta i vetevrare me ciften e tij te gjahut. Me shume hollesi me shtjellime dhe hamendje makabre merrej ne menyre te vecante gazeta MAPO e dates 17 shtator. Per nje cast te dukej sikur pervecse me ndarjen nga jeta te dy aktoreve - Bekim Fehmiu vrau veten ne menyre te ngjashme ne muajin qershor - shtypi yne po merrej edhe me problemin e vetevrasjes duke hapur si te thuash nje debat publik. Sa eshte ajo e pranueshme per opinionin shoqeror a do te filloje te diskutohet edhe te ne eutanazia etj.
Nje iluzion i shkurter sepse debatet per vetevrasjen e artisteve te themi ne moshe nuk ishin aspak te tille dhe duket qe edhe per te ndjerin Llazi Serbo ato ishin fishekzjarre te shtypit tone sic jane per cdo teme tjeter te bujshme qe nje jave me pas harrohet. Ne opinionin tone publik nuk do te kete me sa duket edhe per nje kohe te gjate as debat per vetevrasjet ne pergjithesi megjithe numrin e tyre tmerrues ne rritje as per eutanazine ne vecanti. Na kujtohet per fat te keq konstatimi i shkrimtarit te shquar austriak Jozef Rot qe vizitoi vendin tone me 1927 kur shkruan ne Shqiperi nuk lejohet opinioni publik por edhe po te lejohej ai nuk do te ekzistonte.
Sot jemi ne nje gjendje te ngjashme opinion i vertete publik krijohet vetem ne raste ngjarjesh shume te renda vjedhje votash importim plehrash nga fqinjet shperthime ne Gerdec por jo si debat i vazhduar e real qe bartet permes mediave. Ndodh perkundrazi qe mediat prodhojne llafe shpikin debate dhe e shuajne debatin publik sapo qe flaka e tij duket se mund te mbaje per tu kthyer te tema e tyre me e dashur surreterit e politikaneve.
Nuk do te shkruanim per vetevrasjen e te ndjerit Llazi Serbo sikur tymi qe hidhte fishekzjarri i MAPO-s pardje te mos kishte qene aq i zi. Aty jepeshin disa supozime se cilat mund te kishin qene motivet e vetevrasjes se aktorit. Per tia lehtesuar te kuptuarit lexuesit po i thjeshtoj ato te renditura
1. i ndjeri deshi te imitonte Bekim Fehmiun misterioze do te mbetet si dhe pse aktori yne qe gjithe jeten luajti role plehu pretendoi vdekje gjeniu... krijon... nje pervoje apo trendy te ri te papare e te padegjuar deri me sot ate te vjedhjes se vdekjes se tjetrit
2. i ndjeri ka dashur tu jape nje shembull aktoreve te medhenj Nje variant tjeter qe ma tha njeri dje eshte ky Aktori yne vajti me shpresen e marre qe kur aktoret e moshuar te Hollivudit ti afroheshin fundit te imitonin ate qe luajti filma me partizane te Shqiperia e Re domethene te vrisnin veten me cifte si ai
3. me vetevrasjen e tij ai ka dashur te kerkoje ndjese per rolet qe ka luajtur ne filmat komuniste Te kete qene valle gjesti me cifte gjahu i aktorit tone nje pendese e vonuar si te thuash nje ndjese per rolet e letyrta shprese qe pas nje jete provizore te zeze te gezonte nje vdekje te pafundme te bardhe.
Pa u shtyre me tej ne shembuj te tjere te kesaj qelbesirehaneje pyesim kush nga ne ka te drejte te shpjegoje publikisht shkaqet e nje vetevrasjeje pa qene njeri i afert i te ndjerit pa qene psikiater ose prift tek i cili i ndjeri mund te jete rrefyer por edhe keta kane detyrimin e heshtjes Askush e shumta nese i vetevrari ka qene nje figure me rendesi te vecante publike.
Keshtu ka ndodhur per shembull me Mehmet Shehun vetevrasja e tij eshte diskutuar gjate sepse ajo qe ndodhi me 18 dhjetor 1981 kishte rendesi te vecante jo vetem e thjesht per te afermit e tij por per qindra mijera te tjere ne njefare menyre per gjithe kombin ne ate kohe. Dhe shpjegimin me te mire e me te hollesishem e ka bere te Vjeshta e ankthit i biri Bashkimi nje fat per ne qe e ka shkruar me aq sinqeritet dhe aftesi.
Po individi i terhequr prej kohesh ne jeten e tij private pse duhet perfolur ne shtyp per motivet e vetevrasjes se tij nga nje qe nuk eshte as i aferm as psikiater as prift madje po te mendojme se shkrimtarit i lejohet te futet aty ku nuk hyn dot asnjeri tjeter nuk eshte as shkrimtar se shkrimtari dallohet ne radhe te pare per do principe morale Ne rastin konkret cfare i ka bere ai opinionit tone mediatik jo publik konkretisht gazetes MAPO Asgje absolutisht asgje.
Llazi Serbo vuante pleqerine e tij te parakohshme i humbur diku ne Korce shume pak vete e dinin qe vuante nga depresionet. Dhe pastaj nje shkrepje e armes thelle ne vetmine e shtepise dykateshe dhe gazetat qe pelcasin si fishekzjarre te lidhur ne seri. pam-pam-pam disa me shkrime pozitive panegjirike te tjerat me felliqesi.
Po te shkrimi ne fjale mesojme se Bekim Fehmiu e paska vrare veten sepse nuk duronte me pelenat ishte katandisur aq keq me shendet sa kishte probleme me pelenat te cilat nuk mund te duronte tia nderronin te tjeret ose shkurt per arsye te asaj qe populli yne e quan dhjerje nen te. Mund te kete qene fare e vertete por cna intereson Bekim Fehmiun ne do ta mbajme mend pergjithmone per rolet e tij te mrekullueshme. Ndoshta edhe pse vrau veten ngaqe jeta iu be e padurueshme. Por ka shume rendesi nga se iu be e padurueshme Tumor mund te kete patur Alcheimer mund te kete patur insuficience kardiake ose ishemi cerebrale por mund te mos kete patur fare semundje ndoshta ia kane bere jeten te padurueshme gazetaret e poshter po te supozojme qe ka edhe ne Serbi si ne Shqiperi.
Me kete rast MAPO ben edhe nje shpifje publike sikur Llazi Serbo ta paskej lene me shkrim qe vdes pse dua te ec nen shembullin e Bekim Fehmiut te ben pershtypje nje gje Shenimi i lene nga aktori lidhur me ngjashmerine e lakmuar te vdekjes se tij me tjetren vdekje te paradokoheve ate te Bekim Fehmiut. Nuk eshte aspak e vertete qe i ndjeri te kete lene nje shenim te tille kjo spermbahet nga asnje prej kronikave policore qe u botuan.
Vetem nje mik i tij piktori Thoma Angjeli ne nje interviste te botuar te Gazeta Shqiptare kujton Duke qeshur me dha te kuptoja se ai do ti jepte fund jetes ashtu si Bekim Fehmiu me vetevrasje. Nuk mjafton kaq per te perhapur genjeshtren sikur ai e paska lene me shkrim per ta poshteruar aktorin si te thuash edhe ne vdekje mire qe ne jete deshe ti ngjaje Klint Istvudit MAPO por edhe ne vdekje deshe ti ngjaje Bekim Fehmiut. Deshtak
Shume shpesh ngaterrojme profesionin me jeten profesionin me vdekjen. Fakti qe dikush ka qene aktor qe ia kemi pare fytyren kushedisa here neper ekrane nuk na jep asnje te drejte morale te diskutojme per vdekjen e tij e per gjera kaq intime sikurse motivet e vetevrasjes. Askush nuk e beri kete me Sander Prosin bie fjala. Pse ngaqe ishte aktor me i shquar se Llazi Serbo Jo seshte e vertete thjesht pse Sander Prosi i shkrete u nda nga jeta kur kokat e njerezve ketu sidomos te atyre qe botojne nuk ishin cakergjosur ende kaq keq sa sot.
Metimi se mund te shkruake per motivet e vetevrasjes se nje njeriu me profesionin aktor qe nuk e njeh eshte dicka e ngjashme sikur na ndodh qe pershendesim pa dashur nje aktor qe na shfaqet ne bulevard megjithese sjemi takuar me te ndonjehere. Pastaj skuqemi pak sepse kujtohemi qe nuk njihemi personalisht. Po keta shkarrashkrues skuqen ndopak pasi kane hedhur gjithe ate boje elektronike mbi vetevrasjen e tjetrit
Nuk ka skuqje qe ti mbaje ato fjale jo e shumta nje zverdhje si e meitit pas te ketillave Ai nuk qelloi ndonje shtaze tjeter por veten e vet. Per kete meriton nje falenderim dhe nje Ndjes paste. fundi i shkrimit.
Pa thirren ne ndihme edhe Bibla dhe Kurani sepse keto e denuakan vetevrasjen. shte e vertete qe kisha per shekuj te tere e ka denuar vetevrasjen qe vetevrasesve nuk u jepej vend ne varrezat e shenjta deri ne fillim te shekullit 20. Por kisha mallkonte edhe divorcin abortin e detyruar etj. etj. madje ne shekuj te meparshem mallkonte dhe digjte ne turren e druve ata qe thonin se Toka rrotullohet. Sot jo me edhe ata qe vetevriten gezojne nje varrim si gjithe te tjeret. Ja qe edhe Bibla dhe Kurani ecin bashke me kohen.
shte si ligj i pashkruar qe per te sapovdekurin nuk flitet keq. Une nuk jam as per idilizimin e te sapovdekurit sepse them qe duhet pritur njefare kohe pasi atehere dalin me te vertete vlerat e te ikurit. Sidomos kur vdekja ka qene e dhunshme sikurse ne rastin e vetevrasjes te gjithe heshtin. shte nje ligj mbarenjerezor qe populli yne e shpreh nder te tjera me fjalen ne shtepine e te varurit nuk permendet litari.
Pra as arma nuk do duhej permendur ne kete rast pale te perflitej aq keqas i ikuri. Motivi i gjithe asaj perbuzjeje dhe shfrimi mbi te ndjerin Llazi Serbo eshte se sipas autorit njerezit e autorit jane persekutuar jane vrare rreze kanaleve jane burgosur dhe internuar pikerisht nga njerezit te cilet i shfaqte si modele Llazi Serbo ne filmat e tij oficere sigurimsa etj.
Them sipas autorit sepse ne te vertete nuk duket te jete keshtu e para sepse po ta kishte patur vertet gjithe kete mllef mbi te ndjerin aktor per kete arsye ai do tia kishte thene publikisht qysh ne gjallje dhe sdo kishte pritur vetevrasjen e tij.
E dyta ka peshq shume me te medhenj ne kete fushe dua te them ne fushen e artit dhe te letrave qe kane ngritur kultin e Enver Hoxhes dhe nderohen sot e gjithe diten jo me vetem nga autori i shkrimit por nga gjithe kori i bashkuar i mediave tona. Arsyeja e vertete eshte thjesht pse autori do te beje zhurme te duket edhe ai ta jape edhe ai pelcin e tij pas pelcitjes se nje arme te vertete. Sikurse do te beje zhurme edhe organi qe e boton - meqe ra fjala per pelena organ ende ne pelena - pa asnje parim etike dhe njerezilleku.