E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i shkolles perplaset me prinderit per kushtet

17/09/2010Ndeshkon nxenesit pas konfliktit. Flet Albert Damianeci Kisha ka zene disa ambiente

KORCE- Paraditen e se enjtes ne shkollen 9-vjecare Sevasti Qiriazi ne qytetin e Korces pati nje konflikt mes 4 prinderve dhe drejtuesve te kesaj shkolle. Fillimisht gjithcka ishte e paqarte pasi nga ana e prinderve pretendohej se shkolla dhe konkretisht klasa ku mesonin femijet e tyre klasa e pare nuk plotesonte kushtet me minimale pasi nuk kishte dritare dhe per rrjedhoje as drite te mjaftueshme natyrale dhe per kete arsye femijet nuk duhej te vazhdonin me mesimin ne klasa te tilla. I menjehershem thuhet se ka qene reagimi i drejtorit te shkolles i cili ka replikuar me 4 prinderit dhe me pas ka njoftuar policine per largimin e tyre nga ambientet e shkolles. Pasi ngjarja eshte bere mediatike drejtori Albert Damianeci nuk ka lejuar asnje gazetar televiziv apo te shtypit te shkruar qe te inspektoje shkollen apo te filmoje per te pare nese deklaratat e prinderve qendronin mbi kushtet ne te cilet po benin mesim nxenesit e klases se pare fillore. Sipas tij gazetaret mund ta inspektonin shkollen vetem pas perfundimit te procesit mesimor. Nderkohe nga ana e drejtuesve te shkolles dhe mesuesve u deklarua se kjo shkolle ne te gjitha klasat e saj kishte siguruar te gjitha kushtet normale per zhvillimin e mesimit. Po keshtu eshte thene se si forme presioni drejtori ka mbyllur perreth 1 ore nxenesit ne nje klase gati-gati qilar te cilet me pas jane shperndare nga policia e cila ka mberritur ne shkollen Sevasti Qiriazi. Prinderit jane shprehur se ndihen te shokuar nga sjellja dhe trajtimi i drejtorit te kesaj shkolle Alebrt Damianeci ndersa ky i fundit ka thene se shkolla eshte ne te gjithe parametrat dhe kushtet bashkekohore dhe se nuk ka apsur asnje lloj ndeshkimi apo presioni karshi nxenesve. Sipas ketij te fundit nxenesit jane shperngulur vetem per nje dite ne nje klase ne kushte jo te mira pasi ambienti po lyhej....

Paraditen e sotme pati nje konflikt me disa prinder cilat ishin arsyet

Qe te jem i sinqerte edhe tani nuk e di se mbi cbaza u krijua ai konflikt pasi nuk ekzistonte asnje arsye qe te shkohej ne kete situate. Nga ana e prinderve u pretendua se klasa e femijeve te tyre nuk permbushte kushtet normale per zhvillimin e mesimit por sa e vertete eshte kjo Ju e shikoni e vet qe shkolla eshte e rikonstruktuar plotesisht qe nga dyert dritaret dyshemeja tavanet instalimet elektrike higjieno-sanitare etj. Vec kesaj ka te gjithe hapesiren e nevojshme. Parametrat normale te klases jane konfirmuar edhe nga laboratori biokimik i qendres sanitare ne Korce. Pra gjithcka funksionin sipas te gjitha kerkesave te kohes. Mund te them se Sevasti Qiriazi eshte nje nga shkollat me te mira te qytetit te Korces. Per te gjitha keto arsye nuk e kuptoj dot nervozizmin e tyre dhe presionin apo dhunen qe ushtruan ndaj rojes se shkolles.

Nga ana e prinderve u shfrytezua nje pretekst. Ne si drejtori vendosem ta lyejme kete klase me nje boje tjeter hidrokrom me kete qe shihni tani sepse lyerja tashme ka perfunduar dhe per kete arsye i spostuam nxenesit vetem per 45 minuta ne nje klase tjeter e cila eshte disi me e vogel por me te gjitha kushtet e nevojshme madje pa i munguar asgje nga ato qe theksuam me lart. Nxenesit do te qendronin atje per aq kohe se te mbaronte lyerja e klases se tyre dhe perseri do te shkonin atje. Pikerisht kete gje shfrytezuan 4 prinderit e femijeve duke u ankuar se klasa nuk permbushte kerkesat se ishte qilar apo duke i dhene cilesime te tjera qe nuk qendronin aspak.

Mund te na thoni cili eshte problem ndaj shkolles tuaj qe me sa duket duhet te jete i mprehte

Sigurisht qe mund ta them por serish nuk ka per te gjetur zgjidhje. Kjo shkolle eshte dhurate e vellezerve Anastas dhe Avram Lakce. Kete vit shkolla mbush 143 vjet. Kishte edhe ambiente te tjera te jashtme qe sot nuk i ka kishte nje hyrje kryesore qe sot nuk funksionon sepse edhe vendin e palestres se shkolles edhe hyrjen kryesore te kesaj shkolle na i zaptoi kisha e Korces. Ja shihni aty ku ekzistonte palestra e kesaj shkolle ka nisur ndertimi i nje kishe. Edhe hyrjen kryesore te shkolles na i bllokoi kisha. Tashme gati 2000 nxenes jane te detyruar te hyjne nga nje dere tjeter teper te pafavorshme per ta por nuk kemi cfare te bejme. Jemi ankuar te bashkia dhe te Inspektorati Ndertimor qe te pakten te na lirohet hyrja e shkolles pra te shembet muri qe u ngrit per te mos lejuar nxenesit te hyjne ne oborrin e shkolles por deri me sot asgje nuk eshte bere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›