Amerikani që flijoji gruan dhe veten

“Më falni, s’hoqa dorë nga veset! Njerëzit e dashur do i marr me vete!”. Këto janë disa nga fjalët që 53-vjeçari amerikan shkroi në letrën e lamtumirës për prindërit e tij, pak momente para se ti jepte fund jetës. Më parë ai kishte varur në litar gruan dhe goditi me shkop bejzbolli dy qentë që mbante në shtëpi, njofton gazetarja e RTSH Flutura Tota.
Në letër ka shkruar edhe disa emra, të cilët ai pretendon se u kishte para borxh, ndërsa pranë letrës u gjetën para dhe monedha të huaja.
Burime nga Policia e Tiranës saktësojnë, se ai fillimisht lidhi gruan dhe e vari në dhomën e gjumit, goditi qentë me dhe i mbuloi më pas me rroba që të mos shiheshin lehtë. Në derën e shtëpisë ai vendosi të vetëvarej.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur mesnatën duke u gdhirë e diel.
Mësohet se 53-vjeçari ishte mësues në një nga shkollat private në Tiranë dhe kishte pak më shumë se një muaj që kishte marrë me qira një banesë private në zonën e Treshit, ndërsa në Shqipëri jetonte prej katër vitesh.
Banorët e zonës e njihnin për njeri të qetë, pasi as ai e as bashkëshortja, nuk kishin shfaqur ndonjë problematikë me njëri-tjetrin apo banorët e lagjes.
Trupat e pajetë të dy bashkëshortëve ndodhen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, aty ku do të kryhet autopsia.
Ndërkohë, të gjitha provat e sekuestruara do ti nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme kriminalistike dhe Mjeko-Ligjore, pasi në banesën e çiftit janë sekuestruar letra e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze, dorëshkrimet e mëparshme, një shkop bejsbolli dhe 4 laptopë.
Gazetare Flutura Tota
/ rtsh.al /