Avokatët e Dritan Dajtit kërkesë Gjykatës së Elbasanit: I kreu 25 vite, po mbahet në mënyrë të paligjshme në burg

Dritan Dajti, i burgosuri për vrasjen e 4 efektivëve të policisë në vitin 2009, përmes avokatëve të tij, i ka drejtuar një shkresë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ku kërkon lirimin e menjëhershëm të tij.
Në argumentet e parashkruara në letrën drejtuar Gjykatës, avokatët e Dajtit deklarojnë se klienti i tyre po mbahet në mënyrë të paligjshme në burg, pasi sipas tyre ekzekutimi i vendimit me 25 vite burg ka përfunduar që më datë 17 gusht.
“Kerkuesi Dritan Dajti, ndonse prej dates 17.08.2024, ka perfunduar ekzekutimin e vendimit të dënimit te tij me 25 vjet burgim sipas Vendimit Nr.1108, date 11.05.2020, te Gjykates se Rrethit Gjyqësor Elbasan; ndodhet prej dy ditesh ne kushtet e heqjes se lirise me burgim ne rruge jashtegjyqesore, nga autoritetet e I.E.V.P.Peqin.
Dënimi me burgim vlerësohet i plotësuar dhe i dënuari lirohet kur përfundon kryerjen e dënimit. … Procedura e lirimit kryhet nga institucioni i ekzekutimit të vendimit penal.
Lirimi i të dënuarit bëhet kur përfundon ekzekutimi i vendimit të dënimit ose, në bazë të ligjit, me vendim të organit kompetent. Personeli i institucionit kryen veprimet bazuar në urdhrin me shkrim të drejtorit të institucionit;
Me 05 Korrik 2024, i denuari Dritan Dajti dhe avokatet e tij z.Alban Kapxhiu dhe z.Alban Qafa, kane paraqitur ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Elbasan, kerkesen per konstatimin dhe deklarimin e perfundimit te ekzekutimit te vendimit të dënimit me 25 vjet burgim, te te denuarit Dritan Hasan Dajti”, thuhet në letër.
Dritan Dajti u shpall fajtor për vrasjen e efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.
/rtsh.al/