Amerikania qe e ringjalli Tonin Harapin

Kirsten Jonson me lojen e saj te shkelqyer dhe plot drite e ringjalli Tonin Harapin duke e rinovuar shpirterisht artistikisht dhe gjuhesisht me lojen e saj pianistike
Eumlshte dicka shume interesante dhe e vecante te degjosh muziken e kombit tend te interpretuar nga te huajt. Arti ka vlera universale dhe ne planin teknik nuk ka ndonje veshtiresi te madhe per interpretimin nga nje kulture tjeter. I gjithe sekreti qendron ne planin emocional ate mendor dhe shpirteror. Natyrisht per nje te huaj nuk eshte e lehte te zbuloje shpirtin e nje kulture te tjeter por si fenomen psikologjik gjithashtu nuk ka ndonje pengese te madhe pasi shpirti human eshte pothuajse i njejte dhe muzika eshte gjuhe universale.
Para viteve lsquo90 kemi degjuar p.sh. kengetarin grek Janos Parios duke luajtur dhe kenduar shkelqyer me nje fryme te re nje kenge te njohur Ti me je si nje gonxhe. Kuarteti francez qe shoqeroi Inva Mulen i solli muzikes sone nje shije te re shijen franceze. Ne kete kontekst shija e nje kulture tjeter krijon nje shije dhe menyre te luajturi te re tek arti dhe muzika.
Edhe shembulli i Kirsten Jonsonit ishte tipik dhe shume i rendesishem per promovimin e artit dhe kultures sone duke i dhene asaj edhe shijen anglosaksone. Ky eveniment pavaresisht se kane kaluar kohe ka edhe vlera aktuale. Jonson me lojen e saj te shkelqyer dhe plot drite e ringjalli Tonin Harapin. Tonin Harapi u rinovua shpirterisht artistikisht dhe gjuhesisht nga Kirsten Jonson me lojen e saj pianistike
Duke studiuar vepren e shkruar dhe te incizuar te kompozitorit te madh shqiptar Tonin Harapi gjeta albumin me Pjese pianistike shqiptare te incizuar nga Kirsten Jonson ne vitin 1993 qe me la nje pershtypje shume te kendshme. Loja brilante e Jonsonit te krijon nje gjendje emocionale te nje natyre te vecante. Pavaresisht se ajo vjen nga nje formim dhe edukim anglosakson ajo kupton shume mire gjuhen e muzikes se Tonin Harapit duke u bere nje me gjuhen e tij muzikore me mendjen e tij.
Shume muzikante instrumentiste dhe kompozitore studiues te huaj vecanerisht mbas viteve lsquo90 kane luajtur dhe studiuar muziken shqiptare. Tek muzika shqiptare ne vecanti dhe ajo ballkanike ne pergjithesi keta muzikante dhe studiues te huaj kane gjetur ata elemente te cilet kane lene gjurme ne mendjen dhe shpirtin e tyre. Nepermjet muzikes ata arrijne ne konkluzione antropologjike shoqerore etnografike dhe kulturore. Nje rast i vecante ka qene edhe albumi i pianistes amerikane Kirsten Jonson i titulluar Albanian Piano Music i publikuar ne 1993. Kjo muzikante e shkelqyer u frymezua u dashurua me muziken e kompozitoreve shqiptare te pianos si Zadeja Ibrahimi Vorpsi Lara dhe vecanerisht Harapi. Jonson i loz pjeset e kompozitoreve shqiptare me nje frymezim te madh dhe me nje teknike te persosur si ne planin teknik ashtu edhe muzikor. E edukuar ne shkollat amerikane dhe angleze te artit te muzikes ajo perpiqet qe me talentin e saj te madh te realizoje nje album i cili perfaqeson vlerat e muzikes pianistike shqiptare me gishterinjte e saj qe perfaqesojne shpirtin dhe mendjen e saj. Nepermjet shpirtit dhe formit te saj pianistja dhe muzikantja e shquar ka luajtur nje rol shume te madh ne promovimin e artit muzikor shqiptar. Gjate procesit te saj krijues krahas studimit dhe promovimit te muzikes sone ajo ka futur ne kete album edhe artin anglosakson arketipin e saj. Ne planin politik albumi ka pasur rendesi te vecante ne promovimin e nje arti te panjohur nga auditoret dhe publiku perendimor dhe me gjere te ndaluar per me shume se 50 vite censure dhe diktature totale.
Veprat pianistike te Harapit luhen nga gishterinjte dhe mendja e Jonsonit me nje teknike te shkelqyer pianistike muzikalitet te larte ndjeshmeri te vecante. Jonson ka realizuar pjeset e albumit dhe pjeset e Harapit me nje stil shume elegant dhe qellimi i saj ishte qe vepra e Harapit te tingelloje shqiptare pse jo universale. Natyrisht ne lojen e ketyre pjeseve ajo fut edhe formimin dhe edukimin e saj artistik dhe shijet e saj personale per artin muzikor.
Ne albumin e saj Albanian Piano Music Jonson ka luajtur nga Harapi Romance ne Lab major Valle andante con moto Nji dhimb je e vogel A Little Pain Valle allegro vivo Romance ne La minor Moll lsquoe kuqe top sheqere A Candied Apple Valz mbi tema popullore
Tonin Harapi 1928-1992 eshte nje prej kompozitoreve me te adhuruar shqiptare. Ai ishte kompozitor tipik lirik-epik. Harapi ka shkruar pjese me shume vlera artistike per instrumentin e Pianos. Harapi e dashuronte kete instrument te cilin kompozitori lirik e ka bere te flase me forcen e talentit te tij.
Romanca ne Lab major 1987 e luajtur nga Jonson krijon nje gjendje qetesie ne perendimin e diellit behet me pasionante ndersa melodia zhvillohet dhe leviz ne pjesen e gjalle Allegro para se te kthehet perseri ne fillim. Jonson i ka dhene qetesise muzikore te Harapit kuptim duke e gjuhesuar dhe bere me te prekshme.
Valle andante con moto 1966 bazohet ne ritmet folk duke evokuar te dyja valsin dhe mazurken ne plane te ndryshme. Harapi ne kete valle ka gershetuar mjaft mire formen me permbajtjen. Forma klasike me muziken shqiptare qendrojne shkelqyer. Jonson bashkon folkun me stilin e valsit dhe mazurkes me tekniken e saj.
Nji dhimbje e vogel 1966 brengosje pas nje humbjeje por behet harmonike me dhimbjen ndersa pjesa leviz drejt harmonise levizese. Jonson e leviz dhimbjen e artikulon i jep kuptim. Valle allegro vivo 1966 harlisje defryese ne stilin folk. Ne kete pjese Jonson pikturon defrimin e shqiptarit. Romanze ne la minor 1966 vjen shume qete prej paqartesise se trajtimit te e nje melodie jo te komplikuar e cila zhvillohet shpejt. Moll e kuqe top sheqere A Candied Apple 1966 nje pjese me sharm ne ritmin 7/8 qe reflekton thjeshtesine e femijerise trajton ne konstruktin e saj nje melodi te patheksuar ne kundershtim me ritmin hipnotik te shoqerimit te dores se majte. Pjesa eshte nje komunikim muzikor ndermjet dores se majte dhe asaj te djathte. Kjo natyre komunikuese eshte edhe komunikimi i autorit dhe interpretuesit me veten.
Dy kenge folklorike te veriut jane bazat e Harapit tek Valzi mbi tema popullore 1987 nje pjese e preferuar nga pianistet.
Muzika pianistike shqiptare eshte pasuruar me melodi te pasura folklorike ritem dhe harmoni. Tradita e pianos vete eshte nje fenomen i koheve te fundit ndersa para shekullit te 20-te mbizoteronte tek ne tradita folk shqiptare me pas me lindjen e prezences te muzikes klasike qe vjen prej shekullit te 19-te te repertorit te ansambleve korale dhe instrumentale.
Nen regjimin komunist 1944-1985 tradita e muzikes klasike eshte rritur dhe avancuar ne nje kuptim pavaresisht censures dhe diktatures se lirise se shprehjes. Studentet me te talentuar jane derguar per studime ne Moske gjer ne prishjen me Rusine ne vitin 1961 instrumentistet e tjere kane studiuar ne Cekosllovaki Poloni Hungari Itali dhe France gjithnje nen kontrollin e rrepte nga shteti. Ne kete periudhe jane hapur shume shkollat e artit dhe muzikes dhe Akademia e Muzikes.
Rregjimi i kohes ndaloi studimin e te gjithe muzikes se shkruar mbas 5 mars 1953 dita kur vdiq Stalini dhe Prokofiev te gjitha punet e Shestakovic dhe Stravinskij dhe te gjitha pjeset dodekafonike dhe impresioniste.
Cdo kompozim aprovohej nga lidhja e shkrimtareve dhe artisteve para se te luhej ne publik. Cdo pjese duhej te ishte per popullin dhe e kuptueshme. Megjithate kompozitoret u mbeshteten ne pasurine e muzikes folklorike shqiptare duke perdorur melodite vallet dhe ritmin dhe imitimin e instrumenteve folklorike ne pjeset e tyre. Muzika pianistike shqiptare eshte influencuar shume prej tradites folklorike dhe duhet te degjohet dhe vleresohet ne kontekstin e nje ambienti te ndaluar mbi te cilin eshte kompozuar.
Incizimet dhe loja e Kirsten Jonsonit ka kenaqur degjuesit perreth botes. Ajo ka luajtur ne Austri Republiken Ceke Itali Japoni dhe neper SHBA dhe Britanine e madhe. CD-te e saj jane transmetuar ne radio BBC 3 ne radiot publike ne SHBA ne stacionet e radios ne shume vende te Evropes. Ne Britani ajo ka luajtur ne Wigmore Hall Purcell Room ne Akademine Mbreterore te Muzikes ne Holywell Music Room Oxford dhe ne Institutin Austriak Londer.
Duke korrur suksesin me kengen Muzike pianistike shqiptare Jonson ka perpiluar albumin e dyte me pjese te titulluara Rapsodi Muzike piansitike shqiptare volumi 2. Ne realizimin kritiket u mahniten me bukurine e ketij repertori te panjohur. Jonson luan me nuance dhe ngjyra incizimi eshte i pasur dhe resonant American Record Guide 1 mars 2004 Kirsten Jonsone luan te gjithe kete repertor me nje dhe aftesi dhe simpati te dukshme. Nje kenaqesi e papershkruar BBC Music Magazine 1 Korrik 2003. Interesi i Jonsonit per muziken pianistike shqiptare rrjedh prej nje vizite ne Shqiperi ne korrik 1993 pak kohe pasi ishte rrezuar komunizmi.
Nje permbledhje e literatures pianistike shqiptare eshte botuar edhe nga Ann Arbour Michigan. Ne studimet e saj per muziken pianistike shqiptare Jonson ka intervistuar Kozma Laren Ramadan Sokolin Cesk Zadene Feim Ibrahimin dhe Alberto Papariston.
Jonson lindi ne Virginia SHBA por jeton ne Oxford Angli. Si koncertiste ajo ka nje interes te nivelit boteror dhe nje repertor te madh pjesesh prej para-barokut deri tek bashkekohoret prej qyteteve ne te gjithe boten. Ajo eshte diplomuar me Summa cum laude prej Universitetit te Missourit SHBA. Ne moshen 19 vjece mori Bachelor ne lojen ne piano ka marre Masterin prej Universitetit te Teksasit te Veriut. Ajo ka studiuar ne Vjene ne Hochschule fuumlr Musike. Kirsten Johnson eshte anetare e Seksionit te Instrumentisteve dhe Kompozitoreve e Shoqerise se Muzikanteve te Londres.