E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhe per oficerin e vrare Metko Humbem nje profesionist

Zhvillohet ceremonia ne nderim te oficerit te Policise se Vlores vrare te henen ne detyre Roland Likaj. Ne teatrin Petro Marko dje jane mbledhur per te nderuar Likajn shume qytetare efektive te drejtorise se policise ushtarake dhe oficere policie ne pension drejtues institucionesh perfaqesues nga partite politike konsulli italian ne Vlore Serggio Strozi. Po keshtu kane qene te pranishem drejtori i Pergjithshem i Policise Hysni Burgaj zv.drejtori Muharrem Rrumbullaku e zv.ministri i Brendshem per Policine e Shtetit Avenir Peka. Te pranishem ne ceremoni kane qene edhe autoritete te pushtetit vendor e lokal. Homazhet jane zhvilluar ne hollin e teatrit ku autoritetet vendore dhe te policise kane nderuar oficerin e vrare ne detyre dhe ngushelluar familjaret. Trupi i pajete i Likajt eshte mbuluar me flamurin kombetar nderkohe qe pas nderimit me homazhe ai eshte percjelle drejt varrezave te qytetit. Kreu i Bashkise se Vlores Gjika pas homazheve u ka bere apel organeve kompetente per zbardhjen e ngjarjes dhe denimin e autorit i cili mori jo vetem nje jete njeriu por goditi edhe ne themelet e shtetit sic eshte policia. Ai shprehu mbeshtetjen e plote te institucionit qe ai drejton per familjen dhe femijet qe tashme mbeten jetime. Nje minute heshtje te shtena armesh ne shenje respekti e nderimi nga skuadra e policise kane shoqeruar ceremonine ku kane folur familjare dhe drejtori i Policise se Vlores Ylli Metko. Policia e Shtetit humbi nje punonjes te afte profesionalisht te vendosur e te perkushtuar per detyren. Bashkeqytetaret humben nje njeri me vlera te larta morale dhe qytetare ne koleget e tij humbem mikun dhe shokun tone te dashur te perzemert - tha Metko.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›