Amine El Khalifi pranon fajësinë për planifikim të sulmeve në SHBA

Amine El Khalifi, një emigrant i paligjshëm që banonte në shtetin lindor të Virxhinias, e pranoi fajësinë në një gjykatë federale, si pjesë e një marrëveshjeje me prokurorët.
29 vjeçari El Khalifi u arrestua në shkurt në një parking pranë Kapitolit, i veshur me një jelek që ai mendonte se ishte i mbushur me eksplozivë, i dërguar nga Al-Qaida. Në fakt, jelekun dhe një armë ia kishin dhënë agjentë të fshehtë amerikanë, që ishin paraqitur si operativë të Al-Qaidës.
Zyra Federale e Hetimeve, FBI-ja tha se si arma, ashtu edhe bomba ishin të rreme, the publiku nuk ishte rrezikuar për asnjë moment.
Arrestimi i el-Khalifit pasoi një operacion që zgjati disa muaj, ku sipas FBI-së ai kishte folur me agjentë të fshehtë për dëshirën e tij për të sulmuar disa objektivë në zonën e Washingtonit, si hakmarrje për atë që ai e shihte si luftë e Shteteve të Bashkuara ndaj myslimanëve.